Na kontaktoni

Miratohet Buxheti dhe Paketa Fiskale për vitin 2022! Ulje taksash për bizneset dhe mbështetje për gjithë qytetarët

Bashkia Kamëz ka miratuar buxhetin e vitit 2022. Ky do të jetë një buxhet i cili në fokus ka qytetarin dhe biznesin, përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre, ku falë uljes së tarifave dhe taksave për ta dhe zerimin për çdo biznes të ri të hapur në vitin 2022 dhe zerimin për çdo biznes të drejtuar nga gratë kryefamiljare , synohet një standart i ri për qytetarët e Kamzës.

Në pregatitjen e projektbuxhetit është treguar shumë kujdes dhe pas konsultimit me grupet e interesit dhe qytetarët i është paraqitur Këshillit Bashkiak duke marrë votën unanime të këshilltarëve. Ky projektbuxhet do jetë tërësisht i përqëndruar tek qytetari, tek familjet në nevojë, tek pensionistët dhe tek të pamundurit, tek nxënësit ekselentë dhe tek investimet për qytetarët.

Pas miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli thotë se:

Pasi mbyllëm me sukses një vit plot sfida dhe realizuam objektivat e vendosura për vitin 2021, sot me akoma më tepër energji e vullnet zhvilluam mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku miratuam Buxhetin e Bashkisë Kamëz dhe ndryshimet në Paketën Fiskale për vitin 2022 📉📕.
✅Miratuam vendime të rëndësishme duke treguar përsëri që fokusi jonë janë qytetarët dhe nxitja e iniciativave vendase duke e parë biznesin si partnerin tonë kryesor nëpërmjet hartimit të politikave lehtësuese.
Disa nga vendimet e djeshme:
🟢 0 tarifa ndaj Bashkisë Kamëz për cdo biznes të ri që hapet në vitin 2022.
🟢 0 tarifa ndaj Bashkisë Kamëz për bizneset e drejtuara nga kryefamiljaret femra.
🟢Ulëm ⬇️ tarifat për biznesin e vogël.
– Ulja e tarifës së pastrimit
– Ulja e tarifës së gjelbërimit
– Ulja e tarifës së ndriçimit
🟢Ulëm ⬇️ tarifën e pastrimit për ndërtimet e reja nga qytetarët.
🟢Ulëm ⬇️ tarifat familjare për pensionistët.
🟢Miratuam ✅ shpërblimin 3.000 lekë për nxënësit 🧑‍🎓 ekselentë të arsimit 9vjeçar.
🟢Miratuam ✅ shpërblimin 5.000 lekë për nxënësit 🧑‍🎓 ekselentë të arsimit të mesëm.
🟢Miratuam ✅ shpërblimin 5.000 lekë për të gjithë nxënësit 🧑‍🎓 me status jetim.
❌Hoqëm ❌ tarifën e gjelbërimit për ndërtimet e reja nga qytetarët.
❌Hoqëm ❌ tarifat familjare për personat e paaftë .
❌Hoqëm ❌ tarifat familjare për personat të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike.

Bashkia Kamëz do të vazhdojë të jetë në mbështetje të qytetarëve 👨‍👩‍👧‍👧 dhe bizneseve të saj sepse për ne qytetarët janë të parët !

Njoftime të ngjashme

Përfundon investimi në rrugën “Idriz Seferi” në Lagjen nr. 5, Bathore, sipas standardeve më të mira infrastrukturore

Bathore, Lagje nr.5 Ka përfunduar investimi në rrugën “Idriz Seferi”, sipas të gjitha standardeve. Një tjetër investim që përmirëson infrastrukturën,...

Kryebashkiaku Z. Rakip Suli inspekton nisjen e investimit në bllokun e parë në Fushë-Kamëz, që përfshin 48 rrugë me gjatësi prej 10.76 km

Mirëmëngjes nga Fushë-Kamza! Ka nisur investimi në bllokun e parë, që përfshin rrugë me një gjatësi prej . km. Së...

“Tingujt e Liqenit” sjellin një mbrëmje magjike në Amfiteatrin “Sherif Dervishi”, Parku i Paskuqanit

Mirëmbrëma nga Amfiteatri “Sherif Dervishi”, Parku i Paskuqanit. “Tingujt e Liqenit” solli një mbrëmje të mbushur me muzikë, art dhe...