AlbanianEnglish
AlbanianEnglish

Bashkia Kamëz

Home Drejtoria e Kadastres

Shërbimet në fushën e mbrojtjes së mjedisit

  • Bën oponencën teknike për të gjitha subjektet që kërkojnë të licensohen në fushën e mjedisit
  • Harton stategji për përmirësimin e treguesve mjedisor si ajër, ujë, mbetje, zhurma, biodivesitet
  • Harton strategji integrale si pjesë e strategjive kombëtare
  • Harton miniprojekte për përmirësimin e tregueseve mjedisore, për të qenë në përputhje me standardet e BE
  • Kërkon pranë organeve kompetente heqjen e licensës për subjekte që nuk plotësojnë standarde mjediosre
  • Merr pjesë në konsultimet me publikun për projekte që kanë efekte mjedisore që organizohen nga Agjencia Kombatëre e Mjedisit/ Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe jep mendimet e specializuara për projektin konkret.

Shërbimet në fushën e pyjeve/Kullotave, natyës dhe biodiversitetit

Hartimin e gjithë dokumentacionit për Transferimin e Pyjeve/ Kullotave në pronësi të Bashkisë Kamëz, si dhe korrespondencën me të gjithë Institucionet Qendrore- Ministrinë e Turizmit & Pyjeve- Prefekturen.

  • Zbatimin e VKM Nr.433/2016, “ Për kalimin në Pronësi të Pyje/Kullotave në Bashki” ( Korrespondence zyrtare me gjithe institucionet e ngarkuara per zbatimin e tij )
  • Përgatitjen e Vendimive të Këshillit për transfertën e pyjeve sipas listës së inventarit
  • Hartimin e planeve të menaxhimit për të gjitha sipërfaqet pyjore që kanë kaluar në pronësi të bashkisë
  • Dhënien me qera të pyjeve dhe kullotave/ Përgatit dokumentacionin
  • Bënë propozimin në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për shtimin ose heqjen e sipërfaqeve pyjor/kullotë nga fondi pyjor kombëtar
  • Menaxhon /administron gjithë sipërfaqen pyjore që është në pronësi të bashkisë sipas akteve ligjore të përcaktuara
  • Harton min-projekte për punimet në Pyje
  • Harton strategji për ruajtjen e biodivesitetit dhe të natyrës.

Shërbime në fushën “Ujitje dhe Kullim”

Funksionet dhe detyrat në Zbatim të legjislacionit në fushën Ujitje dhe Kullim.

a. Bashkëpunimi me institucinet qëndrore ( MBZHR, MB, Prefekturën e Qarkut Tiranë ), për propozimet/konfirmimin e ndryshimeve të propozuara për VKM-ne 1108, date 30.12.2015.

b. Përgatitja e dosjeve teknike, për dy rezervuaret në administrim/pronësi të bashkisë Kamëz.

c. Përgatitja e “Planit Emergjent të Evakuimit” për rezervuaret në administrim/pronësi të Bashkisë Kamez.

ç. Ndjekja e procedurave për regjistrimin në ASHK të rezervuarve të transferuar në pronësi/administrim të Bashkisë Kamëz.

d. Përgatitja/pasqyrimi në harte i kanaleve kulluese dhe ujitëse sipas listës së inventarit të transferuar në adminstrim të Bashkisë Kamëz.

dh. Parashtrimi i kërkesave pranë instucioneve qëndrore, për delegim fondesh, për rehabilitmin e rrjetit kullues dhe mbrojtejn e tokës bujqesore nga gërryerjet e tre lumenjve që përshkruajnë territorin e Bashkisë Kamëz.

e. Plotësimi dhe hartimi i evidencave lidhur me gjendjen fizike të inventarit të veprave ujitëse dhe kulluese, pasqyrimi i investimeve të bëra në këtë infrastukturë, dërgimi i tyre ne institucionet qëndrore ( MBZHR, Prefekturë etj ).

ë. Monitorimi i gjendjes së veprave “ujitëse” dhe kulluese, përgjatë gjithë viti, në veçanti siguria e digave në pronësi/administrim të Bashkisë Kamëz.

f. Bashkëpunim me MBZHR, DRB, OPU-të, për monitorimin dhe evidentimin e sipërfaqeve të ujitura në territorin administrativ të njësisë, për çdo sezon ujitës.

g. Evidentimi në kohë i problematikave që lidhen me infrastrukturën ujitëse dhe kulluese.

Baza ligjore kryesore  ku ofrohen shërbimet në fushën e mjedisit/pyjeve

  • Ligji Nr.57/2020 “ Për Pyjet “,
  • Ligji 49/2016 “ Për Kullotat “, i ndyshuar
  • Ligjit Nr.10440/2011 “Per Vleresimin e Ndikimit në Mjedis”
  • Ligjit Nr.111/2012 “ Per Menaxhimin e burimeve ujore “
  • Ligjit 10448 “Per Lejet e Mjedisit , i ndryshuar
  • Ligjin Nr.60/2014 “ Për një ndryshim në ligjin 10448 “
  • Ligjin Nr.9774 “Për Administrimin e zhurmës në mjedis “

 

Baza ligjore “Ujitje dhe Kullim”

  • Ligji 139/2015 “Për Veteqeverisjen Vendore”.
  • Vendim Nr. 1108, Datë 30.12.2015 “Për Transferimin, nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural Dhe Administrimit të Ujërave te Bashkitë, të Infrastrukturës së Ujitjes dhe Kullimit, të Personelit dhe të Aseteve të Luajtshme e të Paluajtshme të Bordeve Rajonale të Kullimit”
  • Ligji Nr. 24/2017 “Për Administrimin e Ujitjes dhe të Kullimit”.
  • Vendim Nr.147, Datë 18.3.2004 “Për Miratimin e Rregullores për Sigurinë e Digave dhe të Dambave
  • Ligji Nr.8681, Datë 2.11.2000 “Për Projektimin, Ndërtimin, Shfrytëzimin dhe Mirëmbajtjen e Digave dhe Dambave”.
  • Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 345, Datë 22.5.2019 “Për Miratimin e Strategjisë Kombëtare të Ujitjes Dhe Kullimit 2019– 2031 dhe të Planit të Veprimit”.