AlbanianEnglish
AlbanianEnglish

Bashkia Kamëz

Home Funksionet e Këshillit

Funksionet e Këshillit

Këshilli Bashkiak  i qytetit të Kamzës është i përbërë nga 41 veta dhe 9 komisione.

Detyrat e Këshillit të Bashkisë janë:

  • Miratimi i statutit të bashkisë.
  • Miratimi i strukturës organizative.
  • Miratimi i akteve të themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare , si edhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose është bashkëthemelues.
  • Miratimi i buxhetit dhe i ndryshimeve të tij.
  • Organizimi dhe mbikëqyrja e kontrollit të brendshëm të bashkisë.
  • Vendosja e taksave dhe e tarifave vendore, si edhe niveli i tyre.
  • Vendosja për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve.
  • Vendosja për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të qeverisjes vendore.
  • Miratimi i normave, i standardeve e kritereve për rregullimin dhe disiplinën e funksioneve, që i janë dhënë atij me ligj, si edhe për mbrojtjen dhe garantimin e interesit publik.
  • Vendosja e simboleve të bashkisë.
  • Vendosja e emërtimeve të rrugëve, shesheve, territoreve, institucioneve dhe të objekteve nën juridiksionin e bashkisë.
  • Dhënie e titujve të nderit dhe stimujve.
  • Vendosja e rregullave, e procedurave dhe e mënyrave të realizimit të funksioneve të deleguara.

  Rregullorja e Këshillit Bashkiak