KRITERET E PËRFITIMIT TË BURSËS PËR NXËNËSIT E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR NË INSTITUCIONET ARSIMORE PUBLIKE PËR VITIN SHKOLLOR 2019-2020

Në mbështetje të VKM-së nr. 666, datë 10.10.2019” Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e

konvikte, përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave dhe pagesave për nxenësit e arsimit

parauniversitar  në instirucionet arsimore publike, për vitin shkollor 2019-2020”, do të plotësohen

Kritert si më poshtë vijon :

1.Nxënësit që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit parauniversitar mund të

përfitojnë bursë nga Buxheti i ministrive përgjegjëse.

2.Nxënësit që ndjekin arsimin parauniversitar në institucionet publike me kohë të plotë:

2.1 Sipas kriterit ekonomik

Të gjithë nxënësit që i përkasin kategorisë nxënës në nevojë dhe përfitojnë bursë sipas kriterit

ekonomik dhe që akomodohen në konvikte, sipas pikës 2.1(a dhe b) të VKM nr. 666 datë

10.10.2019.

Dokumente që do të paraqesin:

  • Kërkesë për aplikim bursë ku të jetë shënuar dhe numri i kontaktit
  • Vertetim nga shkolla, për regjistrimin përfundimtar në degën përkatëse në vitin shkollor 2019-2020
  • Çertefikatë familjare
  • Çertefikatë personale
  • Kopio të kartës së identitetit  të nxënësit
  • Deklaratë për të ardhurat nga kryefamiljari
  • Vertetimet përkatëse për secilën nga të ardhurat që deklarohen nga kryefamiljari
  • Vertetim nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore për familjaret në moshë pensioni për të ardhuat

që kanë

  • Vertetim pensioni për prinderit që kanë statusin e invalidit
  • Vertetimin e ndihmës ekonomike
  • Vertetim që nuk ushtrojnë aktivitet  privat
  • Vertetim nga shkollat në rastet kur në familje ka nxënës në shkollë të mesme apo student që

verteton se trajtohen ose jo me bursë

  • Vertetim saktësim adrese
  • Vertetim nga Zyra e Punës për të gjithë pjestarët e familjes në moshën e punës që janë kërkues

pune dhe nuk trajtohen me asistencë sociale.

  • Vertetim nga Zyra e Kadastrës që kanë apo jo tokë në përdorim

SHËNIM: Përfitojnë nxënësit e arsimit parauniversitar që vazhdojnë studimet në largësinë mbi 5

km nga vendbanimi i tyre i përhershëm, dhe që plotësojnë kriterin ekonomik.

2.1(c) Të gjithë nxënësit që i përkasin kategorisë  nxënës të familjeve në nevojë me ndikim në

uljen e nivelit të braktisjes shkollore që janë të regjistruar në arsimin bazë, por në pamundësi

financiare nuk e ndjekin arsimin,  sipas kriterit ekonomik te pikës 2.1 (c) të VKM nr. 666 datë

10.10.2019, përfitojnë bursë pas konfirmimit nga Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar, të listës

emërore të kësaj kategorie.

2.2 Sipas rezultateve të arritura

Të gjithë nxënësit që i përkasin kategorisë nxënës dhe përfitojnë bursë  sipas rezultateve të arritura,

sipas pikës 2.2 të VKM nr 666 datë 10.10.2019” , Nxënësit e arsimit professional që kanë mbaruar

vitin shkollor paraardhës me notën mesatare  9 (nentë)-10 (dhjetë), masa e miratuar e bursës mujore

u paguhet pranë bankave të nivelit të dytë.

Dokumente  që do të paraqesin:

  • Kërkesë për aplikim burse  ku të jetë shënuar dhe numri i kontaktit
  • Vertetim   nga shkolla, për  regjistrimin përfundimtar në degën përkatëse në vitin shkollor  2019-

2020

  • Çertefikatë familjare
  • Çertefikatë personale
  • Kopio të   kartës së identitetit  të nxënësit
  • Vertetim saktësim adrese
  • Kopje të deftesës dhe vertetim nga shkolla për mesataren

2.3 Nxënësit jashtë kriterit ekonomik

Të gjithë nxënësit që i përkasin kategorisë sipas pikës 2.3 të VKM nr. 666 datë 10.10.2019” si vijon:

  • Nxënësit me statusin e jetimit
  • Nxënësit që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate
  • Nxënës me statusin që nuk degjojnë e nuk shikojnë
  • Nxënës që gezojnë statusin  invalid paraplegjik dhe tetraplegjik
  • Nxënës , femijë të personave që gezojnë statusin e invalidit e që përfitojnë pension invaliditeti

dhe nuk kanë të ardhura të tjera

  • Nxënësit e pakicës kombëtare, rom dhe egjiptian që janë regjistruar dhe ndjekin arsimin e mesëm

Professional

  • Nxënës të identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdestarinë

Prinderore

  • Nxënës, femijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të

Kontrollit të Brendshëm, të Policisë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit , të Forcave të

Armatosuara, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën

në krye dhe për shkak të detyrës.

  • Nxënëset vajza , të cilat ndjekin drejtimet mësimore mekanikë, elektroteknikë, elektronikë,

përpuinim druri, gjeodezi, shërbim mjete transporti dhe termo-hidraulikë.

  • Nxënësit me një prind

SHËNIM: Kategoria e nxënësve: 1. Nxënësit e pakicës kombëtare, rom dhe egjiptian që janë

regjistruar dhe ndjekin arsimin e mesëm profesional dhe 2. nxënëset vajza , të cilat ndjekin

drejtimet mësimore: mekanikë, elektroteknikë, elektronikë, përpuinim druri, gjeodezi, shërbim

mjete transporti dhe termo-hidraulikë, masa e miratuar e bursës do të u paguhet pranë bankave të

nivelit të dytë, të gjithë nxënëset e kategorive të tjera që përfshin pika c. Nxënësit jashtë kriterit

ekonomik, përfitojnë bursë në formën e trajtimit me kuotë ushqimore pranë konvikttit.

Dokumente që do të paraqesin: secila nga sa më sipër në pikën (c) “Nxënës jashtë kriterit

ekonomik” do të dokumentohen  nga instancat përkatëse me dokumentacion original apo  kopio

të noterizuara.

2.4 Sipas degëve parësore të zhvillimit ekonomik të vendit dhe vendbanimit të përhershëm

Të gjithë nxënësit  sipas pikës 2.4  (a dhe b) të VKM 666 datë 10.10.2019”, përfitojnë bursë: 2.4(a)

Nxënësit të cilët ndjekin me kohë të plotë arsimin profesional në drejtimet parësore në drejtimet:

Pyje, Ndërtim, 2.4(b) Nxënësit me vendbanim të përhershëm në Dibër, Bulqizë, Mat , Kukës, Has,

Tropojë, Pukë, Mirditë, Malësi e Madhe, Librazhd, Gramsh, Kolonjë, Permet, Skrapar dhe

Tepelenë.

SHËNIM: Për nxënësit e pikës 2.4(a), masa e miratuar e bursës do të u paguhet pranë bankave të

nivelit të dytë, për nxënësit e pikës 2.4(b), përfitojnë bursë në formën e trajtimit kuotë ushqimore

pranë konviktit.

Dokumente  që do të paraqesin:

  • Kërkesë për aplikim bursë  ku të jetë shënuar dhe numri i kontaktit
  • Vertetim nga shkolla, për regjistrimin përfundimtar në degën përkatëse në vitin shkollor 2019-

2020

  • Çertefikatë familjare
  • Çertefikatë personale
  • Kopio të kartës së identitetit të nxënësit.
  • Vertetim saktësim adrese nga vendbanimi i përhershëm
  1. Nxënësit e të gjitha kategorive të mësipërme nuk përfitojnë bursë nqs:
  2. a) janë ndarë nga trungu familjarë
  3. b) familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private
  4. c) shpallen ngelës apo përsëritës për arsye të rezulateve jo kaluese
  5. Nxënësit të cilët kanë përfituar Bursë në vitin e parë (klasa 10), me Vendim të Këshillit

Bashkiak ku ato kanë vendbanimin e përhershëm të cilëve nuk u ndryshojnë kriteret

ekonomike dhe nuk rezultojnë mbetës, dhe qëndrojnë në konvikte përfitojnë bursë.

Dokumente  që do të paraqesin:

  • Kërkesë për aplikim burse ku të jetë shënuar dhe numri i kontaktit.
  • Vertetim nga shkolla i regjistrimit në degën përkatëse, për vitin shkollor 2019-2020 dhe nuk

rezulton mbetës në vitin e shkollimit paraardhës

  • Çertefikatë familjare
  • Çertefikatë personale
  • Kopio të kartës së identitetit të nxënësit
  • Deklaratë për të ardhurat nga kryefamiljari
  • Vertitmet përkatëse për secilën nga të ardhurat që deklarohen nga kryefamiljari
  • Vertetim nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore për familjaret në moshë pensioni për të ardhuat

që kanë

  • Vertetim pensioni për prinderit që kanë statusin e invalidit
  • Vertetimin e ndihmës ekonomike
  • Vertetim që nuk ushtrojnë aktivitet privat
  • Vertetim nga shkollat në rastet kur në familje ka nxënës në shkollë të mesme apo student që

verteton se trajtohen ose jo me bursë

  • Vertetim saktësim adrese
  • Vertetim nga Zyra e Punës për të gjithë pjestarët e familjes në moshën e punës që janë kërkues

pune dhe nuk trajtohen me asistencë sociale.

  1. Nxënësit e shkollave profesionale të cilët ndjekin vitin e dytë në drejtimet mësimore:

bujqësi veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim të

vendburimeve të gazit dhe naftës, dhe nxënëset vajza të cilët kanë përfituar bursë vitin e

parë dhe ne vitin shkollor paraardhës nuk rezultojne mbetës, përfitojnë bursë.

Dokumente  që do të paraqesin:

  • Kërkesë për aplikim burse ku të jetë shënuar dhe numri i kontaktit

 

  • Vertetim nga shkolla i regjistrimit në degën përkatëse për vitin shkollor 2019-2020 dhe që nuk

rezulton mbetës në vitin e shkollimit paraardhës

  • Çertefikatë familjare
  • Çertefikatë personale
  • Kopio të kartës së identitetit të nxënësit
  • Vertetim saktësim adrese

Të gjithë aplikantët do të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar pranë zyrave me një ndalesë në

Njëitë e Qeverisjes Vendore më të afërt (Qytet/Njësi Administrative).

Afati fundit për dorëzimin e dokumenteve është data 20 nëntor 2019.​