Na kontaktoni

Kamza ndez dritat e festave, Suli: Gjatë 2020 shërbim dhe kujdes maksimal për qytetarët

Rrugë të ndriçuara, drita shumëngjyrëshe, dhe pemë të dekoruara, kjo është pamja që ofron qyteti i Kamzës në këtë muaj dhjetor. Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka punuar intesivisht për zbukurimin e qytetit , duke filluar me dekorimin e sheshit kryesor dhe më pas me rrugët e qytetit, e deri në ndezjen e dritave të pemës.

Këto zbukurime i japin qytetit gjallëri, duke përcjellë atmosferën dhe magjinë e festave tek çdo qytetar. Sipas, Kryetarit të Bashkisë , ky është një vit ndryshe, një vit rindërtimi dhe si rrjedhojë e gjithë vëmendja do të jetë në sistemimin dhe kujdesin maksimal ndaj familjeve të prekuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Gjithashtu, Suli duke shpresuar e uruar paqe e mirësi për çdo qytetar theksoi se, gjatë vitit 2020 asnjë familje në nëvojë nuk do t’i mungojë shërbimi dhe kujdesi.

 

 

 

 

 

 

 

Njoftime të ngjashme

Koncerti festiv “TINGUJT E LIQENIT” rikthehet në Parkun e Paskuqanit

Ju ftojmë të gjithëve sot në koncertin festiv “Tingujt e Liqenit” 11 Maj 2026 Ora 18:00 Një mbrëmje e veçantë...

Mirëmëngjes nga Parku i Liqenit të Paskuqanit

Mirëmëngjes nga Parku i Liqenit të Paskuqanit 🌞

...

Raporti javor i aktiviteteve dhe punëve të realizuara nga Bashkia Kamëz

📊 Përmbledhje javore e aktiviteteve dhe punëve të realizuara nga Bashkia Kamëz.

...