Na kontaktoni

Bashkia Kamëz sëbashku me UNDP dhe WorldVision ofrojnë shërbime si logopedi, fizioterapi, infermieri dhe psikolog për 55 fëmijë me aftësi ndryshe

Bashkia Kamëz, në bashkëpunim me UNDP dhe WorldVision ka ndërmarrë një seri nismash dhe iniciativash në shërbim të shtresave më vulnerabël të shoqërisë si fëmijët, gratë dhe personat me aftësi ndryshe.

Në zbatim të projektit “Ngritja e shërbimeve të integruara shëndetësore dhe sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara në Bashkinë Kamëz”, sëbashku me UNDP dhe WorldVision përgjatë gjithë vitit mundësuam ofrimin e shërbimeve logopedi, fizioterapi, infermieri dhe psikolog për 55 fëmijë me aftësi ndryshe në Kamëz.

Bashkia dhe kryetari Rakip Suli janë çdo ditë të angazhuar maksimalisht në mbështetjen e vazhduar dhe integrimin e fëmijëve me aftësi ndryshe në shoqëri.

Njoftime të ngjashme

Përfundon rruga “Jaho Gjoliku” në Paskuqan 1, investim me standardet më të mira infrastrukturore

Ka përfunduar investimi në rrugën “Jaho Gjoliku”. Një tjetër aks rrugor në Paskuqan 1, që përmirëson qarkullimin dhe rrit cilësinë...

Vijojnë investimet në të gjithë territorin e Kamzës, me 98 km rrugë të planifikuara për ndriçim gjatë vitit vitit 2026

Mirëmëngjes! 98 km rrugë të planifikuara për ndriçim gjatë vitit 2026. 23 km rrugë të ndriçuara gjatë periudhës Janar–Korrik. Bathore:...

Mirëmëngjes nga Parku i Liqenit të Paskuqanit

Mirëmëngjes nga Parku i Liqenit të Paskuqanit! #BashkiaQëDuam #LiqeniPaskuqanit #KamzaVetëmPërpara

...