Na kontaktoni

Firmoset marrëveshja me Kongresin Rinor Kombëtar, kryebashkiaku Rakip Suli: Prioriteti i Bashkisë Kamëz është mbështetja e të rinjve

Bashkia Kamës dhe Kongresi Rinor Kombëtar nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit që ka në fokus iniciativat dhe mbështetjen e të rinjve.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar, Dafina Peçi dhe Kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli.

Kryebashkiaku Rakip Suli tha se kjo marrëveshje i hap rrugën  aktiviteteve për të rinjtë e Kamzës.

“Sot është një ditë e veçantë sepse Bashkia  Kamëz lidh marrëveshje bashkëpunimi me  organizatën më të madhe dhe aktivistët rinorë në Shqipëri, që është Kongresi Rinor Shqiptar”.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është nxitja dhe mbështetja e të rinjve për zbatimin e projekteve dhe aktiviteteve rinore. Prioriteti i Bashkisë Kamëz është mbështetja e të rinjve.

Më poshtë dhe postimi në Facebook i kryetarit Rakip Suli:

Njoftime të ngjashme

Mirëmëngjes nga kopshti “Xixëllonjat”

☀️ Mirëmëngjes nga kopshti “Xixëllonjat”! ✨

...

Një tjetër rrugë drejt përfundimit në Qendër Laknas

Qendër Laknas Një tjetër rrugë drejt përfundimit! #Bashkiaqëduam #infrastrukturë #Kamzavetëmpërpara

...

Arti dhe talenti i nxënësve të shkollës “Jashar Hoxha” sjellin mesazhe motivimi dhe pozitive në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Parku i Liqenit Nxënësit e shkollës “Jashar Hoxha”, përmes artit dhe pasionit për pikturën, po japin një kontribut të veçantë,...