Na kontaktoni

Xhamia Bleta i bashkohet aksionit të mbjelljes së pemëve në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Një park me mbi 5000 pemë po i shtohet Bashkisë Kamëz dhe qytetarëve të saj falë nismës dhe këmbënguljes së kryetarit të Bashkisë z.Rakip Suli dhe stafit të tij.

Vullnetarë, qytetarë, biznese po i bashkohen dita-ditës aksionit tonë dhe deri tani janë mbi 5000 pemë të mbjella në Parkun e Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të qytetarëve dhe vullnetarëve.

Së fundmi ishin vullnetarët e Xhamisë Bleta, në Kodër Kamëz, që iu bashkuan aksionit të mbjelljes së pemëve në Parkun e Paskuqanit duke mbjellë 26 pemë!

Lajmin e jep kryebashkiaku Rakip Suli, i cili në rrjetin social Facebook shkruan:

Pas 30 vitesh edhe Kamza do të ketë parkun e saj ku fëmijët, prindërit dhe gjyshërit do kenë mundësi të kalojnë kohën e lirë me shëtitje dhe me plot frymëmarrje.

Pas rehabilitimit dhe investimit te diga dhe krijimin tanimë të parkut, zona e liqenit dhe përreth do jetë një nga atraksionet më të bukura të qytetit tonë.

Njoftime të ngjashme

Mirëmbrëma nga Pedonalja Bathore

📍 Mirëmbrëma nga Pedonalja Bathore 🌙 #BashkiaQëDuam🏆 #PedonaljaBathore🌇 #KamzaVetëmPërpara▶️

...

Mirëmbrëma nga pedonalja e Frutikulturës

📍Mirëmbrëma nga pedonalja e Frutikulturës 🌙

...

Nis projekti “Sport–Verë 2026” në ambientet sportive “Shaban Uka”, në mbështetje të sportit dhe jetës aktive për fëmijët e të rinjtë

SPORT–VERË 2026 Ka nisur projekti “Sport–Verë 2026”, që promovon sportin dhe një verë aktive për fëmijët e të rinjtë. Ambjentet...