Projektit U.R. Impact ( programi i BE URBACT IV ).

Bashkia Kamëz, në bashkëpunim me nëntë Bashki nga nëntë vende të ndryshme të Bashkimit Europian, rezultoi fituese në Programin URBACT IV, me projektin U.R. Impact. Ky projekt financohet në masën 95% nga Bashkimi Europian (në kuadër të fondeve IPA).

Qëllimi kryesor i projektit është krijimi i një Plani të Integruar Veprimi që ofron një vlerësim të ndikimit social të programeve të rigjenerimit urban në territor.

Ky projekt, përveç qëllimeve të tij specifike, afron qytetin tonë me disa qytete të Bashkimit Europian nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave të mira.