Na kontaktoni

LISTA/ Bashkia Kamëz vazhdon ndërtimin e rrugëve me standarte bashkëkohore

Përmirësimi rrënjësor i infrastrukturës rrugore ka qenë dhe mbetet prioritet i Bashkisë Kamëz dhe kryebashkiakut Rakip Suli. Por, ndryshe nga vitet e mëparshme, ku investimet linin shumë për të dëshiruar, pas gushtit të vitit 2019, punët e kryera kanë qenë me standarte bashkëkohore. Kryetari i Bashkisë Rakip Suli veç porosisë së prerë dhënë vartësve, gjatë inspektimeve në terren është kujdesur që cilësia e kryerjes së punimeve të jetë në fokus të punës së firmave që kryejnë investimet publike.

Një qasje e tillë e kryebashkiakut Suli është ndaj çdo lloj investimi infrastrukturor të kryer, veçanërisht në atë rrugor ku është vendosur dhe një standart i ri, ai i riparimit të avllive. Investimet nuk kanë munguar në mjaft rrugë. Në foksus kanë qenë lagje të ndryshme në Kamëz dhe Paskuqan, por edhe Bathorja ku mjaft rrugë kanë përfunduar dhe të tjera janë në proces.

Në inspektimet e kryera kryetari i Bashkisë Rakip Suli thekson se: -“Në Bathore, në rrugën “Gjergj Fishta”, ku përfundoi puna për shtrirjen e rrjetit të kanalizimeve dhe rrjetit nëntokësor, ndërtimin e trotuareve dhe asfaltimin përgjatë këtij aksi rrugor.

Rivendosim standarte infrastrukturore! Po në Bathore në rrugën “Klenjë” përfunduam asfaltimin e rrugës, me cilësinë më të mirë. Zoti Suli konfirmon kryerjen e investimit në Bathore dhe në rrugën “Zall-Dardhe” 230 ml, ku sipas tij ka përfunduar asfaltimin dhe vazhdojnë punimet për trotuaret dhe transformimin total infrastrukturor!.

Në Bathore po punohet në rrugën “2 Prilli”, në rrugën “Bërxullë” ku po punohet për shtrimin e trotuareve, ndriçimin dhe ndërtimin e 160 ml aks rrugor.

“Në Bathore, inspektuam ecurinë e punimeve në rrugën “Farkë”, ku po punohet për ndërtimin e 400 ml aks rrugor, si dhe rehabilitimin e KUN. Standarte dhe cilësi pune, në çdo investim.

Po punohet me standartet më të mira, për ndërtimin e rrugës “Grykë Çaje” në Bathore, me një gjatësi prej 140 ml, përfshirë dhe shtrimin e trotuareve. Edhe në Laknas vijon puna për ndërtimin e rrugës “Muharrem Bajraktari”. Prioritet i Bashkisë Kamëz është ndërtimi i rrugëve me cilësi dhe standartet më të mira si dhe përdorimi sa më me efikasiteti taksave të qytetarëve duke iu kthyer atyre në investime dhe shërbime!

Njoftime të ngjashme

Nis investimi në bllokun në Valiasin e Vjetër, që përfshin 61 segmente dhe rrugë me gjatësi totale prej 8.7 km

Valias i Vjetër Ka nisur investimi në bllokun Valias Grupi 2, me një gjatësi totale prej .km, që përfshin segmente...

Përfundon rruga “Jaho Gjoliku” në Paskuqan 1, investim me standardet më të mira infrastrukturore

Ka përfunduar investimi në rrugën “Jaho Gjoliku”. Një tjetër aks rrugor në Paskuqan 1, që përmirëson qarkullimin dhe rrit cilësinë...

Vijojnë investimet në të gjithë territorin e Kamzës, me 98 km rrugë të planifikuara për ndriçim gjatë vitit vitit 2026

Mirëmëngjes! 98 km rrugë të planifikuara për ndriçim gjatë vitit 2026. 23 km rrugë të ndriçuara gjatë periudhës Janar–Korrik. Bathore:...