Na kontaktoni

Bashkia Kamëz vijon punën për ndriçimin e territorit. Ja rrugët e reja ku u ndezën dritat

Puna e Bashkisë Kamëz vijon me ritme të shpejta që çdo rrugicë dhe rrugë të jetë e ndriçuar. Realiteti ka qenë i trishtë sepse për vite me radhë rreth 90% e rrrugëve nuk kanë pasur ndriçim.

Kjo gjendje ka qenë më e përkeqësuar veçanërisht në lagjet periferike, duke shkaktuar probleme të shumta tek qytetarët, të cilët jo pak herë para gushtit të vitit 2019 janë ankuar në institucionin Bashki duke mos gjetur zgjidhje. Porosia e kryetarit të Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka qenë që të ndriçohet çdo rrugë dhe rrugicë në Kamëz dhe Paskuqan.

Falë punës së pandërprerë ditët e fundit në disa prej rrugëve janë ndezuar dritat. Konfirmimi vjen nga vet vet kryebashkiaku Suli i cili në faqen zyrtare të rrjetit social FB duke i shoqëruar me fotot përkatëse shkruan: – “Ndezëm dritat për herë të parë edhe në rrugën “Onufri”, në Kamëz, në rrugën “Brukseli” po në Kamëz si dhe Valias, Lagja Nr.1 përgjatë aksit të rrugës “Jehona”!

Puna jonë dita-ditës për ta transformuar Kamzën në një qytet model nuk ka të ndalur!. S’ka kohë për pushim! Për bashkinë që duam!”

Njoftime të ngjashme

Një tjetër rrugë drejt përfundimit në Qendër Laknas

Qendër Laknas Një tjetër rrugë drejt përfundimit! #Bashkiaqëduam #infrastrukturë #Kamzavetëmpërpara

...

Arti dhe talenti i nxënësve të shkollës “Jashar Hoxha” sjellin mesazhe motivimi dhe pozitive në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Parku i Liqenit Nxënësit e shkollës “Jashar Hoxha”, përmes artit dhe pasionit për pikturën, po japin një kontribut të veçantë,...

Kopshti “Montessori” në mbështetje të Tetorit Rozë, ndërgjegjësimi dhe kontrollet e hershme shpëtojnë jetë

Kopshti Montessori Kamëz në mbështetje të Tetorit Rozë! Ndërgjegjësimi dhe kontrollet e hershme shpëtojnë jetë. #Bashkiaqëduam #tetorirozë #Kamzavetëmpërpara

...