Në këtë rast ndryshimi i emrit në kontratën e ujit mund të kërkohet nga të dy palët me kusht që të jenë paguar të gjitha detyrimet që i përkasin kontratës.
Dokumentacioni që pranohet në këto raste është:
- Certifikatë regjistrimi në ZRPP në emër të blerësit për objektin për të cilin është hapur kontrata/Kontratë Shit-Blerje para noterit/Kontratë Dhurimi/Kontratë shkëmbimi/Kontratë Klering.
- Dokument identifikues
- Libreza e ujit.
Në rastin kur objekti jepet me qera dhe kërkohet që të ndryshohet emri në faturë , aplikimin për ndryshim emri duhet ta nënshkruajnë të dy palët edhe qiradhënësi (pronari iobjektit) edhe qiramarrësi.
Aplikimi duhet të shoqërohet me:
- Dokument identifikimi i qiradhënësit dhe qiramarrësit;
- Kontrata e qerasë; dokumentacion pronësie;
- Libreza e ujit.
Rastet kur prona trashëgohet në bazë të trashëgimisë ligjore ose testamentare
Në këto raste fituesi i pronës paraqet:
- Dëshminë e trashëgimisë ligjore ose dëshminë e trashëgimisë testamentare ose Certifikatë pronësie lëshuar nga ZRPP në emër të fituesit të pronësisë shoqëruar me certifikatë vdekje të kontraktuesit, certifikatë familjare për të provuar lidhjen e tij me trashëgimtarët.
- Në rastin kur kontraktuesi që ka vdekur ka lënë disa trashëgimtarë atëherë këta të fundit duhet të nënshkruajnë një deklaratë që kontrata e ujit të kalojë në emër të njërit prej trashëgimtarëve. Në rast se ky dokument nuk lëshohet atëherë kontrata kalon në emër të të gjithë trashëgimtarëve.Detyrimet e kontratës i kalojnë për t’i paguar trashëgimtarëve të kontraktuesit të vdekur.
- Dokument identifikues.
- Libreza e ujit.
Rasti kur bashkëshortët divorcohen.
Në këto raste ndryshimi i emrit në kontratën e FUP bëhet në emër të atij që me vendim gjykatë të formës së prerë i është njohur pronësia dhe/ose posedimi i objektit pas ndarjes, i cili mban edhe detyrimin për të paguar detyrimet që rrjedhin nga kontrata e ujit. Në rastin kur objekti ndahet në pjesë të barabarta atëherë kontrata do të kalojë me të dy emrat ose në rast të një marrëveshje mes palëve njëri prej tyre lëshon një deklaratë nëpërmjet të cilës pranon që kontratae FUP të kalojë në emër të ishbashkëshortit.
- Dokument identifikues
- Libreza e ujit.
Rasti kur bëhet ndryshimi në të dhënat e kontratës të subjekteve buxhetorë
Në këto raste ndryshimi i emrit apo saktësimi i të dhenave të tjera në kontratën e FUP bëhet në emër të atij institucioni që i kalon prona në administrim me Vendim të Këshillit të Ministrave apo me Urdhër të Ministrit përkatës.
- Kopje NIPT-i
- Autorizim për personin që do të kryej veprimet
- Dokument identifikues të personit të autorizuar.
Rastet për të cilët bëhen saktësime në të dhënat e kontratës së furnizimit me ujë dhe veprimet që kryhen janë:
Saktësim emri dhe/ose mbiemri kur kontraktuesi e ka të regjistruar të saktë në librezë por nuk është regjistruar sic duhet në SMI. Në këto raste kontraktuesi paraqet:
- Kopje të librezës së ujit
- Kopje të letërnjoftimit
- Një kopje fature.
Saktësim emri dhe/ose mbiemri kur kontraktuesi e ka të regjistruar të saktë në sistem por nuk është regjistruar sic duhet në librezë. Në këto raste kontraktuesi paraqet:
- Librezën origjinale të ujit.
- Kopje të letërnjoftimit një kopje fature dhe një kopje të aktit të pronësisë së objektit si dhe pagesën e tarifës për librezë të re.
Saktësim emri dhe/ose mbiemri kur janë regjistruar gabim në SMI dhe librezë. Në këto raste kontraktuesi paraqet:
- Një kopje fature si dhe pagesën e tarifës për librezë të re
- Kopje të letërnjoftimit
- Librezën origjinale të ujit.
Saktësim i adresës së kontraktuesit në rastet kur adresa është regjistruar gabim në SMI dhe është e saktë në librezën e ujit. Në këto raste kontraktuesi paraqet:
- Kopje të librezës së ujit.
- Kopje të letërnjoftimit, një kopje fature dhe një kopje të aktit të pronësisë së objektit.
Saktësim i adresës së kontraktuesit në rastet kur adresa është regjistruar gabim në librezën e ujit dhe është e saktë në SMI. Në këto raste kontraktuesi paraqet:
- Origjinalin e librezës së ujit
- Kopje të letërnjoftimit
- Një kopje fature
- Një kopje të aktit të pronësisë së objektit si dhe pagesën e tarifës për librezë të re.
Saktësim i adresës së kontraktuesit në rastet kur adresa është regjistruar gabim në SMI dhe gabim në librezën e ujit. Në këto raste kontraktuesi paraqet:
- Origjinalin e librezës së ujit
- Kopje të letërnjoftimit
- Një kopje fature
- Një kopje të aktit të pronësisë së objektit si dhe pagesën e tarifës për librezë të re.
Dokumentacioni që kërkohet në këto raste është:
- Kërkesë me shkrim
- Librezë Uji (fotokopje e faqes së parë) ose kopje të faturës tatimore mujore të konsumit të ujit (për të gjetur numrin e kontratës)
- Dokument identifikimi
- Pagesa pranë arkës e tarifës (ose kur nuk ka dëshirë të bëjë pagesën në arkë, vlera e këtij shërbimi i vendoset në faturën e muajit pasardhës)
- Dokumenti i pronësisë (vetëm në rastet kur nuk disponohet në dosjen e abonentit, duhet për nënshkrimin e kontratës ligjore.)
- Ndërsa në rastet kur konstatohet nga punonjësit tanë që nevojitet ndërrimi i aparatit ujëmatës apo vendosja e tij, njoftohet abonenti dhe procedura e ndërrimit të aparatit ujëmates kryhet nga punonjesit eUKK-së. Vlera e këtij shërbimi mbahet në faturën e muajit pasardhës.
- Kërkesë me shkrim ose Formulari Tip për lidhje kontrate;
- Dokument identiteti (fotokopje e kartes se identiteti, kopje pasaporte) dhe certifikatë familjare;
- Dokument pronësie,vertetim hipotekor ose akt shit-blerje para noterit. Në rast se nuk disponohet asnjë dokument pronësie të dorëzohet detyrimisht kopje e formularit të aplikimit pranë ALUIZNI-t ose Vërtetim Banimi shoqëruar me Deklaratën Tip sipas formatit bashkëlidhur.
- Planimetria e vendosjes së objektit ose foto e objektit.
- Deklaratë personale (shtojca 2).
- Mandat pagesë për tarifën e lidhje së kontratës dhe ujëmatësit, ( kur ujëmatesi blihet pranë UKK-sha.)
Shënim: Theksojmë që aplikanti duhet të bëjë vendin gati për vendosjen e matësit.
Dokumentacioni i nevojshëm për lidhjen e kontratës me UKK-sh.a për objekte shumëkatëshe:
- Kërkesa e subjektit ku përcaktohet emri tregtar i subjektit, emri i administratorit/përfaqësuesit ligjor; NIPTI, forma ligjore (shpk/sha/person fizik), objekti për të cilin kërkohet të lidhen kontratat (Nr.i kateve; nr.i apartamenteve me destinacion familjarë/njësi private; shtëpi private;) si dhe adresa e saktë zyrtare ku të përcaktohet emërtimi i Rrugës dhe numri i objektit (në mungesë të tyre numrat e objekteve kufitarë)
- Listën emërore (emër/atësi/mbiemër) me të dhëna të sakta për adresatin e objektit, nr.apartamenti, kati, sipërfaqe, destinacion familjar/privat;
- Dokument pronësie (certifikate pronësie lëshuar nga ZRPP) dhe/ose kontratë shit-blerje dhe/ose kontratë porosie dhe/ose kontratë për Klering dhe/ose kontratë shkëmbimi dhe/ose kontratë dhurimi dhe/ose kontratë e lidhur mes ndërtuesit dhe pronarëve të truallit ku është ndërtuar objekti), të mbajtura ndërmjet subjektit ndërtues dhe konsumatorit final për cdo apartament dhe njësi private (të nënshkruara në prani të noterit).
- Dokumenti i identifikimit për çdo konsumator final (fotokopje e ID dhe/ose pasaportës biometrike dhe/ose çertifikatë familjare);
- Mandat pagese për tarifën e pikës së lidhjes dhe tarifat e lidhjes së kontratës;
- NIPT i subjektit ndërtues
- Letërnjoftim i përfaqësuesit ligjor;
- Ekstrakti historik i QKR-së;
- Leja Ndërtimit ose në mungesë të saj dokument nga ALUIZN dhe ose Njësia e Qeverisjes Vendore;
- Kolaudimi i matësave nga subjekti i licensuar (në rast se matësat vendosen nga subjekti ndërtues)
- Formulari i kërkesës për pikë furnizimi me ujë dhe pikë shkarkimi të ujërave të ndotura (në rastet kur UKK sh.a e ofron këtë shërbim), ku të jetë e përcaktuar emri i subjektit ndërtues, NIPT, adresa e selisë dhe adresa e objektit që do të furnizohet dhe sasia e ujit që kërkohet në m3/muaj ose litër/sek.
- Dokument Identiteti (kopje e kartës së identitetit ose e pasaportës të administratorit të subjektit ndërtues).
- Leja e Ndërtimit dhe Planvendosja e objektit të shkallës 1:500 (fotokopje), në rastet kur jepet leja nga Komunat të shoqërohet me planvendosjen e objektit të marrë nga Google.
- Leja për shesh ndërtimi dhe formulari tip A 3/1 me azhornimet fillestare të rrjetit inxhinierik.
- Akt-Kontroll spostimi i rrjetit inxhinierik (nëse ka).
- Formulari Nr.4 (katër fletë) shoqëruar me kontratat e ujit për objektet e shembura.
- Planimetria e objektit me kuotat e sistemimit të dherave.
- Planimetria e katit përdhe me pikën e shkarkimit dhe pikën e furnizimit me ujë të objektit.
- Dokument pronësie ose kontrate shitblerje apo vërtetim i aplikimit në lidhje me legalizimin e objektit.
Dokumentacioni i nevojshëm për objekte deri në tre kate që nuk kanë pikë lidhje me rrjetin e ujësjellës dhe kanalizime si dhe lidhjen e kontratës, është si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim ose Formulari Tip i aplikimit për pikë lidhje dhe lidhje kontrate, ku të jetë e përcaktuar sasia që kërkon të furnizohet , m3/muaj ose lek/sek.
- Dokument identiteti (Fotokopje e kartës së identitetit, kopje pasaporte) dhe certifikatë familjare.
- Dokument pronësie, Vërtetim Hipotekor ose Akt-Shitblerje. Në rast se nuk disponohet asnjë dokument pronësie të dorëzohet detyrimisht kopje e formularit të aplikimit pranë ALUIZNI-t ose Vërtetim Banimi dhe Deklarata Tip sipas formatit bashkëlidhur.
- Planimetria e vendosjes së objektit ose foto e objektit.
- Projekti Hidraulik i sistemit të brendshëm të furnizimit me ujë, i cili realizohet nga persona ose subjekte të licencuar.
- Deklarata personale (shtojca 2).
- Mandat pagese për tarifën e pikës së lidhjes dhe lidhjen e kontratës.
- Subjektet ndërtues, të cilët kërkojnë të lidhin kontrata për objekte banimi shumëkatëshe (mbi tre kate) duhet të paraqesin kërkesë për pikë lidhje në rrjetin FUP pranë Departamentit Teknik/Drejtoria e Përgjithshme e UKK sh.a.
Dokumentacioni i nevojshëm për pikë lidhje me rrjetin e FUP të UKK në fazën ndërtimore të objekteve shumëkatëshe, si dhe/ose hapjes së kontratës provizore( për fazën e kantierit), është si më poshtë:
- Formulari i kërkesës për pikë furnizimi me ujë dhe pikë shkarkimi të ujërave të ndotura (në rastet kur UKK sh.a e ofron këtë shërbim), ku të jetë e percaktuar emri i subjektit ndërtues, NIPT, adresa e selisë dhe adresa e objektit që do të furnizohet dhe sasia e ujit që kërkohet në m3/muaj ose litër/sek.
- Dokument identiteti (kopje e kartës së identitetit ose e pasaportës të administratorit të subjektit ndërtues).
- Leja e Ndërtimit dhe Planvendosja e objektit në shkallë 1:500 (fotokopje),/ planvendosja e objektit të marrë nga Google .
- Leja për shesh ndërtimi dhe formulari tip A 3/1 me azhornimet fillestare të rrjetit inxhinierik.
- Akt-Kontroll spostimi i rrjetit inxhinierik.
- Formulari Nr.4 (katër fletë) shoqëruar me kontratat e ujit për objektet e shembura (në rast se në këtë shesh ka patur objekte).
- Planimetria e objektit me kuotat e sistemimit të dherave.
- Planimetria e katit përdhe me pikën e shkarkimit dhe pikën e furnizimit me ujë të objektit.
- Dokument pronësie ose kontratë shitblerje apo vërtetim i aplikimit në lidhje me legalizimin e objektit.
- Listën emërore (emër/atësi/mbiemër) me të dhëna të sakta për adresatin e objektit, nr.apartamenti, kati, sipërfaqe, destinacion (familjar/privat).
- Dokument pronësie ose kontratë shit-blerje ose kontratë sipërmarrje me subjektin ndërtues (kontrata të nënshkruara në prani të noterit), bashkëlidhur dokumenti i identifikimit për çdo abonent (banor).
- Mandat pagesë për tarifën e pikës së lidhjes, për lidhjen e kontratës dhe/ose të ujëmatësave dhe verifikimit të tyre fillestar kur furnizohen dhe vendosen nga UKK-ja.