AlbanianEnglish

Bashkia Kamëz

Home Program i Transparences

Programi i transparencës

Florina Krrashi


Koordinatori për të Drejtën e Informimit

Orari i punës i administratës së Bashkisë

E hënë – e premte

08:00 – 16:00

Adresa


Bulevardi "Nënë Tereza", nr. 492 Kamëz, Shqipëri

Tel.: +355 47200177

Email: specialist.informimi@kamza.gov.al

Informacion


Për të bërë një kërkesë për informacion te Bashkia Kamëz, ju lutemi shkarkoni formularin

“KERKESE PER INFORMACION”

Dhe dërgojeni të plotësuar në adresën postare

Bashkia Kamëz, Bulevardi Nënë Tereza, nr. 492 Kamëz, Shqipëri

Ose në adresën e email-it:

specialist.informimi@kamza.gov.al

Detyrat dhe Kompetencat e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit

  1. I mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, sipas këtij ligji, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij.
  2. Krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 8, të këtij ligji.
  3. Bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar në këtë ligj.
  4. Regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre.
  5. Dërgon kërkesën për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar.
  6. Verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 13, të këtij ligji.
  7. Kryen njoftimet paraprake, sipas neneve 14 dhe 15, të këtij ligji, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.

Kufizimi i së Drejtës së Informimit:

Kufizimi i së Drejtës së Informimit përfshin

1.E drejta e informimit mund të kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse dhënia e informacionit dëmton interest e mëposhtëm:

a. të drejtën për një jetë private;

b. sekretin tregtar;

c. të drejtën e autorit;

d. patentat.

Kufizimi i së drejtës së informimit, për shkak të interesave të parashikuar në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”, të kësaj pike, nuk zbatohet kur titullari i këtyre të drejtave ka dhënë vetë pëlqimin për dhënien e informacionit përkatës ose kur në momentin e dhënies së informacionit ai është konsideruar autoritet publik në bazë të parashikimeve të këtij ligji. Pavarësisht nga sa parashikohet në këtë pikë, informacioni i kërkuar nuk refuzohet në rast se ekziston një interes public më I lartë për dhëbien e tij.

  1. E drejta e informimit kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë ndaj interesave të mëposhtëm:
    a) sigurinë kombëtare, sipas përkufizimit të bërë nga legjislacioni për informacionin e klasifikuar;
    b) parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale;
    c) mbarëvajtjen e hetimit administrativ në kuadër të një procedimi disiplinor;
    ç) mbarëvajtjen e procedurave të inspektimit dhe auditimit të autoriteteve publike;
    d) formulimin e politikave monetare dhe fiskale të shtetit;
    dh) barazinë e palëve në një proces gjyqësor dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor;
    e) këshillimin dhe diskutimin paraprak brenda ose midis autoriteteve publike për zhvillimin e politikave publike;
    ë) mbarëvajtjen e marrëdhënieve ndërko-mbëtare ose ndërqeveritare.
    Pavarësisht nga sa parashikohet në paragrafin e parë, të pikës 2, të këtij neni, informacioni i kërkuar nuk refuzohet në rast se ekziston një interes publik më i lartë për dhënien e tij. Kufizimi mbi të drejtën e informimit, për shkak të interesit të parashikuar në pikën 2, shkronjat “c” dhe “ç”, të këtij neni, nuk zbatohet kur hetimi administrativ, në kuadër të një procedimi disiplinor, dhe procedurat e inspektimit e të auditimit të autoriteteve publike kanë përfunduar. Kufizimi mbi të drejtën e informimit, për shkak të interesit të parashikuar në pikën 2, shkronjat “d” dhe “dh”, të këtij neni, nuk zbatohet kur të dhënat përkatëse janë fakte, analiza të fakteve, të dhëna teknike ose të dhëna statistikore. Kufizimi mbi të drejtën e informimit, për shkak të interesit të parashikuar në pikën 2, shkronja “e”, të këtij neni, nuk zbatohet pasi politikat janë bërë publike.
  2. E drejta e informimit kufizohet, nëse është e domosdoshme, proporcionale dhe në qoftë se përhapja e informacionit do të shkelte sekretin profesional të garantuar nga ligji.
  3.  E drejta e informimit kufizohet edhe kur, pavarësisht nga ndihma e dhënë nga autoriteti publik, kërkesa mbetet e paqartë dhe bëhet i pamundur identifikimi i informacionit të kërkuar.
  4. E drejta e informimit nuk refuzohet automatikisht kur informacioni i kërkuar gjendet në dokumente të klasifikuara “sekret shtetëror”. Në këtë rast, autoriteti publik, të cilit i është dërguar kërkesa për informim, fillon menjëherë procedurën e rishikimit të klasifikimit pranë autoritetit publik që ka urdhëruar klasifikimin, sipas ligjit nr. 8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, të ndryshuar. Autoriteti publik njofton menjëherë kërkuesin për fillimin e procedurës për rishikimin e klasifikimit, sipas ligjit, dhe vendos shtyrjen e afatit për dhënien e informacionit brenda 30 ditëve pune. Në çdo rast, vendimi për trajtimin ose jo të kërkesës për informim merret dhe arsyetohet në bazë të kritereve të këtij neni.
  5. Nëse kufizimi prek vetëm një pjesë të informacionit të kërkuar, pjesa tjetër nuk i refuzohet kërkuesit. Autoriteti publik tregon qartë pjesët e dokumentacionit përkatës që janë refuzuar, si dhe në bazë të cilës pikë të këtij neni është bërë ky refuzim. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe për njohjen me informacionin arkivor të çdo lloji, pavarësisht nga parashikimet e ligjit për arkivat.

 

Mbi organizimin dhe funksionim e bashkisë:

Kërkesa, ankesa, sinjalizime dhe vërejtje që lidhem

Mekanizmat dhe proçedurapër bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik.

Sportelet e Drejtorisë së Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët

  • Numri: +355 47 200 177
  • Faqen zyrtare të Bashkisë Kamëz në Internet kamza.gov.al
  • Adresën e email: bashkiakamez@gmail.com
  • Adresën e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit: specialist.informimi@kamza.gov.al
  • Posta

Të gjithë shërbimet e Bashkisë Kamëz, merren pranë Bashkisë Kamëz apo lagjeve/njësive administrative që janë në vartësi të saj, pasi dorëzohet dokumentacioni i nevojshëm po në të njëjtin vend ku do të merret shërbimi.

  • Nga momenti aplikimit Bashkia Kamëz i siguron qytetarit shërbimin e kërkuar brenda një afati kohor të parapërcaktuar. Qytetari informohet për aplikimet e paraqitura nga ana e tij, nëpërmjet adresës së emailit për kërkesa të paraqitura, nëpërmjet numrit +355 47 200 177, faqes zyrtare të Bashkisë Kamëz, adresë kamza.gov.al, dhe adresës së e-mailit: bashkiakamez@gmail.com, si dhe adresës së e-mailit të Koordinatorit për të Drejtën e Informimit: specialist.informimi@kamza.gov.al, për numrin e protokollit dhe afatin kohor të kthimit të përgjigjes nga strukturat përkatëse.

Nëse qytetari do të paraqitet në sportelet e One Stop Shop, për të paraqitur  kërkesë/ankesën  në  momentin  e  protokollimit  të  saj nga specialisti, qytetari do të pajiset me një kopje të kërkesës, e cila në përmajtje të saj ka numrin e  protokollit,  datën  e  protokollimit,  një  përmbajtje  të  shkurtër  të  kërkesës  së  paraqitur, duke cilësuar këtu edhe dokumentacionin bashkëlidhur, nëse ka, dhe afatin kohor për marrje e  përgjigjes. Kjo për të qenë sa më transparent në proçesin e protokollimit të kërkesë/ankesave.

Përgjigjet që do t’ju kthehen qytetarëve do të firmosen nga Drejtorët e Përgjithshëm, apo personi i  autorizuar,  pasi  është  sigluar  nga  specialisti,  përgjegjësi, drejtori  i  drejtorisë. Si procedure në kthimin e përgjigjed përdoret shërbimi postar, për adresat e plota të paraqitura nga subjekti fizik/juridik.  Në  rastet  e  mospasjes  së  një adresë  jo  të  plotë,  tërheqja  e  përgjigjes  bëhet  pranë
Sporteleve të One Stop Shop, ku subjekti fizik/juridik paraqet kopjen e kërkesës të cilën e ka marë në momentin e protokollimit. Nëse kjo kërkesë/ankesë është paraqitur pranë një prej në lagjeve/njësive administrative varësi të Bashkisë Kamëz, kthim përgjigjia do të tërhiqet pranë tyre.