AlbanianEnglish

Bashkia Kamëz

Home Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik

Koordinator: Valbona Pistja

Adresa postare: konsultimi.publik@kamza.gov.al

Orari i punës : 08:00-16:00

 

Kompetencat

 

Koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik, është përgjegjës për bashkërendimin dhe administrimin e përgjithshëm të punës për garantimin e së drejtës së njoftimit e të konsultimit publik, të parashikuar nga ligji Nr.146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”

 

Mënyrat e njoftimit dhe marrja e komenteve dhe rekomandimeve

 

Njoftimi për projektaktet që i nënshtrohen procedurës së konsultimit publik bëhet nëpërmjet regjistrit elektronik. Në rastet kur organi publik e konsideron të nevojshme, njoftimi mund të kryhet edhe në një apo disa nga format e mëposhtme:

a) me postë elektronike;

b) me lajmërim publik, i cili afishohet në ambientet e organit publik inicues;

c) me një lajmërim në mediat audiovizive kombëtare, rajonale ose lokale;

ç) me botimin në gazeta lokale ose në dy gazetat më të lexuara në nivel kombëtar.

Marrja e komenteve dhe rekomandimeve në procesin e konsultimit publik kryhet në një nga format e përmendura më sipër, si dhe në raste të caktuara në formë verbale dhe/ose me shkrim e të regjistruara në procesverbalin e takimeve publike

 

Njoftimet paraprake

 

  1. Organi publik, në raste të veçanta, mund të mbledhë informacione dhe/ose opinione paraprake nga grupet e interesit përpara se të nisë procesin e hartimit të aktit përkatës.
  2. Në fazat fillestare, organi publik, kur e gjykon të nevojshme, publikon në një nga format e parashikuara në nenin 11 një njoftim paraprak për aktin që do të hartojë për të siguruar informacione nga palët e interesuara.
  3. Çdo palë e interesuar mund t’i përgjigjet njoftimit paraprak brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, duke dorëzuar komente dhe rekomandime.

 

Informacioni që nevojitet të sigurohet

 

  1. Palët e interesuara që do të konsultohen, pajisen me informacionin e nevojshëm për t’u krijuar atyre mundësinë të kontribuojnë në mënyrën më efektive të mundshme në procesin e përgatitjes së projektaktit në rrugë elektronike dhe/ose postare.
  2. Krahas dokumenteve përkatëse, në varësi të kompleksitetit, volumit dhe karakteristikave të tjera të projektaktit, sigurohen shpjegime për qëllimin, problemet që do të trajtohen, idetë e përgjithshme, ndryshimet kryesore dhe/ose alternativat e mundshme dhe, për aq sa është e mundur, studime apo analiza që janë kryer për hartimin e projektaktit.

 

 

Zgjatja dhe përsëritja e fazës së konsultimit

 

Organi publik mund të zgjasë afatin për dërgimin e komenteve ose mund të ripërsëritë fazën e marrjes së komenteve e të rekomandimeve në rastet kur:

a)organi publik nuk është i kënaqur me cilësinë e komenteve të përftuara;

b) në komentet dhe rekomandimet e dhëna janë ngritur çështje të reja të rëndësishme që nuk kanë qenë pjesë e konsultimit fillestar.

 

Njoftimi për takime publike

Gjatë periudhës së konsultimit, nisur nga rëndësia e projektaktit dhe interesi i lartë publik, organi publik mund të organizojë takime publike, ku palët e interesuara paraqesin opinionin e tyre dhe të dhëna për projektaktin që do të hartohet.

 

Pjesëmarrja në takimet publike

  • Konsultimi në takime publike është i hapur.
  • Njoftimi për organizimin e takimeve publike bëhet sipas mënyrave të njoftimit, të parashikuara në nenin 11 të këtij ligji.

Procesverbalet dhe regjistrimet e takimeve publike mund të bëhen publike sipas kërkesës së paraqitur, në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtën e informimit mbi dokumentet zyrtare.

 

Kufizime

Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen gjatë procesit të vendimmarrjes që lidhet me:

a) çështjet e sigurisë kombëtare, për aq sa ato përbëjnë sekret shtetëror, sipas ligjit për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”;
b) marrëdhëniet ndërkombëtare dhe marrëveshjet dypalëshe dhe shumëpalëshe;
c) aktet administrative individuale dhe aktet administrative me karakter normativ, përveçse kur me ligj të veçantë parashikohet ndryshe;
ç) aktet normative, me fuqinë e ligjit, të miratuara në Këshillin e Ministrave;
d) emergjencën civile;
dh) çështjet e tjera përjashtimore të parashikuara me ligj.


Ligji Nr.146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”