Na kontaktoni

Këndi i BE

koordinim.zhvillimi@kamza.gov.al

Programi YOUR JOB Kamëz – Synon fuqizimin dhe punësimin e të rinjve në qytetin tonë, ja si të aplikoni

Punësimi i të rinjve dhe të rejave në Kamëz është prioritet absolut i Bashkisë. Veç masave lehtësuese dhe ndihmës direkt...

Bëhuni ambasador i Kamzës në një nga vendet e BE-së

Një ofertë “pune” origjinale: të bëhesh “Ambasador” i Kamzës në një nga qytetet e Bashkimit Evropian.
 
Bashkia e Kamzës kërkon persona të motivuar që jetojnë jashtë dhe janë njohës shumë të mirë të anglishtes, italishtes, frëngjishtes ose gjermanishtes. Ne jemi të interesuar për persona me përvojë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe me aftësi në promovimin e qytetit.
 
Duke filluar nga dhjetori i këtij viti, Bashkia e Kamzës do të kërkojë tre “Ambasadorë” që ta përfaqësojnë në qytete të ndryshme të BE-së dhe të ndihmojnë me promovimin e vlerave dhe traditave dhe mbi të gjitha të promovojnë mundësitë për investime në Kamëz.
 
Misioni i tyre do të jetë të nxisë binjakëzimet, të lehtësojë dhe të diversifikojë tregtinë ndërmjet këtyre qyteteve, të realizojë shkëmbimet mes institucioneve të Kamzës me ato të qytetit binjak. Ambasadorët e Kamzës do të mbështesin eksportin e produkteve vendase drejt tregjeve të huaja, si dhe do të jenë të angazhuar për një periudhë dyvjeçare mbi baza vullnetare.
 
Ambasadorët mund të kujdesen për organizimin e vizitave zyrtare dhe lehtësimin e procedurave administrative për studentë, biznesmenë etj.