Programi YOUR JOB Kamëz – Synon fuqizimin dhe punësimin e të rinjve në qytetin tonë, ja si të aplikoni

Punësimi i të rinjve dhe të rejave në Kamëz është prioritet absolut i Bashkisë. Veç masave lehtësuese dhe ndihmës direkt që Bashkia i ka dhënë kësaj kategorie në Shqipëri përmes uljes së taksave në buxhetin e vitit 2020, një mundësi punësimi për të rinjë në Kamëz sapo është hapur falë bashkëpunimit të Bashkisë Kamëz dhe PROGRAMIT YOUR JOB.

Mbështetja e të rinjve për ngritjen e sipërmarrjeve me impakt social është një ndër komponentët më të rëndësishëm të programit YOUR JOB. Qëllimi i përgjithshëm i këtij komponenti është fuqizimi i aftësive të sipërmarrjes së të rinjve, nxitja e zhvillimit të nismave të sipërmarrjes që kanë potencial për të ndikuar pozitivisht në vetëpunësimin e të rinjve dhe gjenerimin e ndikimit pozitiv shoqëror, ekonomik dhe/ose mjedisor në një mënyrë financiarisht të qëndrueshme.

Përmes këtij komponenti pritet që të rinjtë të përfitojnë inkubim biznesi, këshillim dhe mbështetje për fillimin e nismave të tyre të qëndrueshme të biznesit me impakt social dhe/ose të vetpunësimit. Më konkretisht, gjatë këtij programi pritet që mbi 20 të rinj do të fillojnë nismat e tyre të biznesit ose të vetpunësimit, 50 % e atyre që përfitojnë nga programi i inkubimit të biznesit janë femra.

Nëse jeni të rinj dhe të reja nga mosha 18-30 vjeç, banorë të Bashkisë Kamëz dhe keni mundësi të kufizuara ekonomike por keni dëshirë për t’u bërë sipërmarrës dhe të drejtoni biznesin tuaj, tashmë keni një mundësi. Qytetarët e kësaj moshen ftohen pranë zyrave të programit #YourJob Kamëz të aplikojnë nëpërmjet formularit të regjistrimit ose online në linkun e mëposhtëm ku përmes këtij projekti synohet që të rinjtë e Kamzes nga mosha 18-30 vjeç ti fuqizojmë drejt punesimit.

Një nga aktivitetet kryesore të projektit është dhënia e granteve për të mundësuar hapjen e biznesit të tyre. Përmes kësaj ftese synohet që të rinjtë të aplikojnë për të marrë pjesë në trajnimin (bootcamp) prej 3 ditësh ku do të marrin informacionin se si mund të krijojnë sipërmarrjen e tyre dhe më pas do përzgjidhen dhe grantet do ti jepen idesë më të mirë.

Programi YOUR JOB do të zbatohet në kuadrin e ofrimit të ndihmës dhe këshillimit të karrierës ndaj grave, burrave, të rinjve dhe në të njëjtën kohë kur kompanitë kanë nevojë për punëtorë të kualifikuar. Më poshtë keni dhe linkun ku mund të aplikoni:

 

https://docs.google.com/forms/d/1it7pX-ObdnMNDKGPG_yuhfAj3mTJgxOwM7eULE33MAk/viewform