Na kontaktoni

Kërkesat për informim

Kërkesat për informim

  1. Standartet dhe proçedurat e kërkesës
    • Për të bërë një kërkesë për informacion te Bashkia Kamëz, ju lutemi shkarkoni formularin KËRKESË PËR INFORMACION dhe dërgojeni të plotësuar në adresën postare Bashkia Kamëz, Bulevardi Nënë Tereza, nr. 492 Kamëz, Shqipëri Ose në adresën e email-it: specialist.informimi@kamza.gov.al  
    • Formulari i Ankesës \ Kërkesës
    • Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
      a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
      b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
      c) përshkrimin e informacionit që kërkohet;
      ç) formatin në të cilin preferohet informacioni;
      d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar;

      Afati për marrjen e informacionit, është  jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të kërkesës.
      Kur kërkesa për informacion, i dërgohet një autoriteti tjetër publik, afati për marrjen e përgjigjes është jo më vonës se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë.
      Afati mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune për një nga shkaqet e mëposhtme:
      a) nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze;
      b) nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e autoritetit;
      c) nevoja për t’u konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të kërkesës.
      Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit.

  2. Të dhënat e koordinatorit për të drejtën e informimit (Emri, kontaktet dhe kompetencat)
  3. Rregjistri i kërkesave
  4. Tarifat për dhënien e informacionit
    • a). Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë. Dhënia e informacionit mund të bëhet kundrejt një tarife, të përcaktuar më parë dhe të bërë publike nga autoriteti publik në faqen e tij të internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut. Tarifa është kostoja e riprodhimit të informacionit të kërkuar dhe, kur është rasti, e dërgimit të tij. Informacioni i kërkuar në rrugë elektronike jepet falas.
    • b). Kostoja e riprodhimit nuk mund të jetë më e lartë se kostoja reale e materialit, mbi të cilin riprodhohet informacioni. Kostoja e dërgimit nuk mund të jetë më e lartë se kostoja mesatare e të njëjtit shërbim në treg.

    • c). Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale shqyrton periodikisht, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, tarifat e bëra publike nga autoritetet publike dhe, sipas rastit, urdhëron ndryshimin e tyre.

    • d). Qytetarët e regjistruar rregullisht në skemat e ndihmës shoqërore, si dhe subjektet përfituese, sipas ligjit nr. 10 039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”, të ndryshuar, e përfitojnë informacionin falas deri në një numër të caktuar faqesh për çdo kërkesë ose në vlerën ekuivalente kur informacioni jepet në një format tjetër.

    • e). Ministri i Drejtësisë dhe Ministri I Financave me udhëzim të përbashkët përcaktojnë numrin e faqeve, për të cilat informacioni përfitohet falas, sipas pikës 4, të këtij neni, si dhe rastet e përjashtimit nga pagesa e tarifës.

  5. Kufizimi i së drejtës së informimit
  6. Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh
    • Nëse hedhim nje vështrim ndër vite mbi kërkesat e për informacion konstatojmë se në përgjithësi kërkesat kanë qënë mbi të gjitha fushat dhe shërbimet që ofron Bashkia Kamëz. Kryesisht kërkesat kanë qënë mbi buxhetin dhe financat e Bashkisë Kamëz, mbi shërbimin e menaxhimit të mbetjeve, shërbimet sociale, elektronike, administratën, punonjesit e saj, vende të lira pune e shumë të tjera .

    • Për një vështrim më të thelluar të gjitha kërkesat dhe ankesat e qytetarëve janë të publikuara tek rregjistri i kërkesave dhe përgjigjeve.