Projekti kap vlerën 60 mijë dollarë, ku 20 % të kësaj vlere do të financohet nga Bashkia e Kamzës. Kjo marrëveshje nënshkruhet me 26 janar 2011 nga Kryetari i Bashkisë Kamëz, Z. Xhelal Mziu dhe nga Drejtori i UNPD në Shqipëri, Znj. Norimasa Shimomura, në kuadër të programit “Fuqizimi i Komuniteteve Lokale në Nevojë në Shqipëri”.