Na kontaktoni

Premtim i mbajtur/Bashkia Kamëz do të ndërtojë kopsht me parametra bashkëkohorë në Valias të Vjetër me një kapacitet për 200 fëmijë

Banorët e Valiasit të Vjetër, në Bashkinë Kamëz do të kenë një kopsht të ri për fëmijët e tyre. I munguar prej shumë vitesh në atë zonë, tashmë ky investim do të bëhet realitet për ta.

“Shumë shpejt fillon puna për ndërtimin e kopshtit “Niko Hoxha”, Valias i Vjetër! Kopshti është i projektuar me të gjitha parametrat bashkëkohore, me një kapacitet për 200 fëmijë duke iu ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe duke siguruar fjetjen dhe ushqimin e tyre” – thotë kryetari i Bashkisë Rakip Suli.

“Premtimet do t’i bëj realitet”. Ky është zotimi që kryetari i Bashkisë Kamëz i ka vënë vetes dhe bashkë me stafin po bën të pamundurën që çdo e ardhur e Bashkisë, çdo taksë e qytetarit të mirëmenaxhohet dhe të shkojë aty ku ka më shumë nevojë komuniteti. Prioritet absolut i Bashkisë Kamëz dhe kryebashkiakut Suli ka qenë përmirësimi i infrastrukturës në sistemin arsimor si dhe ndërtimi i kopshteve, çerdheve dhe shkollave të reja aq shumë të munguara në qytet.

Puna e kryebashkiakut Suli nisi që në ditët e para me përmirësimin e infrastrukturës në sistemin arsimor, e për tu angazhuar më pas me miratimin e buxhetit 2020, ku z.Suli pasi i kishte renditur si prioritete dhe i kërkoi Këshillit Bashkiak votën dhe deklaroi se: -“Prioriteti kryesor yni do të jetë ndërtimi i çerdheve, kopshteve e shkollave, të cilat deri më sot ishin lënë totalisht në harresë!”.

Këtë vit janë planifikuar të ndërtohen të tjera objekte arsimore. Bashkia ka pasur në vëmendje maksimale fëmijët, për t’u krijuar atyre kushtet e duhura si në shkolla, çerdhe dhe kopshte, përmes investimeve të kryera ashtu edhe në lagjet e tyre, për ndërtimin e ambienteve relaksuese.

Njoftime të ngjashme

Mirënjohje për Ndërmarrjen e Pastrimit për përkushtimin dhe punën e përditshme në shërbim të komunitetit

Mirëmëngjes! Faleminderit Ndërmarrjes së Pastrimit për kujdesin dhe përkushtimin e përditshëm! #KamzaVetëmPërpara #Mirënjohje #BashkiaQëDuam

...

Zhvillohet Kupa Rinore “Sfida 2026”, një traditë sportive që bashkon të rinj e të reja të Kamzës

SFIDA 2026 | Sporti bashkon të rinjtë! Sot, më datë 12.11.2026, në palestrën e gjimnazit “Sulejman Elezi”, u zhvilluan ndeshjet...

Nis rikonstruksioni i sallës së koncerteve të Pallatit të Kulturës “Artan Cuku”

Pas përfundimit të punimeve për fasadën ka nisur rikonstruksioni i sallës së koncerteve të Pallatit të Kulturës “Artan Cuku”. #BashkiaQëDuam...