Contact Us

Premtim i mbajtur/Bashkia Kamëz do të ndërtojë kopsht me parametra bashkëkohorë në Valias të Vjetër me një kapacitet për 200 fëmijë

Banorët e Valiasit të Vjetër, në Bashkinë Kamëz do të kenë një kopsht të ri për fëmijët e tyre. I munguar prej shumë vitesh në atë zonë, tashmë ky investim do të bëhet realitet për ta.

“Shumë shpejt fillon puna për ndërtimin e kopshtit “Niko Hoxha”, Valias i Vjetër! Kopshti është i projektuar me të gjitha parametrat bashkëkohore, me një kapacitet për 200 fëmijë duke iu ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe duke siguruar fjetjen dhe ushqimin e tyre” – thotë kryetari i Bashkisë Rakip Suli.

“Premtimet do t’i bëj realitet”. Ky është zotimi që kryetari i Bashkisë Kamëz i ka vënë vetes dhe bashkë me stafin po bën të pamundurën që çdo e ardhur e Bashkisë, çdo taksë e qytetarit të mirëmenaxhohet dhe të shkojë aty ku ka më shumë nevojë komuniteti. Prioritet absolut i Bashkisë Kamëz dhe kryebashkiakut Suli ka qenë përmirësimi i infrastrukturës në sistemin arsimor si dhe ndërtimi i kopshteve, çerdheve dhe shkollave të reja aq shumë të munguara në qytet.

Puna e kryebashkiakut Suli nisi që në ditët e para me përmirësimin e infrastrukturës në sistemin arsimor, e për tu angazhuar më pas me miratimin e buxhetit 2020, ku z.Suli pasi i kishte renditur si prioritete dhe i kërkoi Këshillit Bashkiak votën dhe deklaroi se: -“Prioriteti kryesor yni do të jetë ndërtimi i çerdheve, kopshteve e shkollave, të cilat deri më sot ishin lënë totalisht në harresë!”.

Këtë vit janë planifikuar të ndërtohen të tjera objekte arsimore. Bashkia ka pasur në vëmendje maksimale fëmijët, për t’u krijuar atyre kushtet e duhura si në shkolla, çerdhe dhe kopshte, përmes investimeve të kryera ashtu edhe në lagjet e tyre, për ndërtimin e ambienteve relaksuese.

Njoftime të ngjashme

Nis investimi në bllokun në Valiasin e Vjetër, që përfshin 61 segmente dhe rrugë me gjatësi totale prej 8.7 km

Valias i Vjetër Ka nisur investimi në bllokun Valias Grupi 2, me një gjatësi totale prej .km, që përfshin segmente...

Përfundon rruga “Jaho Gjoliku” në Paskuqan 1, investim me standardet më të mira infrastrukturore

Ka përfunduar investimi në rrugën “Jaho Gjoliku”. Një tjetër aks rrugor në Paskuqan 1, që përmirëson qarkullimin dhe rrit cilësinë...

Vijojnë investimet në të gjithë territorin e Kamzës, me 98 km rrugë të planifikuara për ndriçim gjatë vitit vitit 2026

Mirëmëngjes! 98 km rrugë të planifikuara për ndriçim gjatë vitit 2026. 23 km rrugë të ndriçuara gjatë periudhës Janar–Korrik. Bathore:...