Contact Us
Paketa e Maleve — Një mundësi e re për zonat malore shqiptare
Ligji “Për Paketën e Maleve” është një nismë e qeverisë shqiptare që synon të japë jetë të re zonave malore të vendit. Përmes një procesi të qartë dhe të strukturuar, ligji krijon kushtet për zhvillim ekonomik dhe turistik në këto zona, duke i kthyer potencialin e tyre natyror dhe kulturor në mundësi reale për qytetarët dhe bizneset. Qëllimi është të nxisë investime që sjellin punësim, përmirësojnë kushtet e jetesës dhe mbrojnë ekosisteme e vlera territoriale unike të Shqipërisë. Ky ligj është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhme më të qëndrueshme për komunitet malore, duke u ofruar atyre jo vetëm mbështetje ligjore, por edhe lehtësi konkrete për të ndërtuar dhe investuar.
Ligj Nr. 20/2025 “Për paketën e maleve”.
Udhëzim nr. 2, datë 15.10.2025 “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për dokumentacionin dhe procedurën e shpalljes së zonës prioritare të zhvillimit në territoret e bashkive”.
"Vendim Nr. 300, date 24.04.2026 Per Shpalljen e disa zonave me perparesi zhvillimin e ekonomise malore ne Bashkine Kamez"
Bashkia Kamëz njofton të gjithë qytetarët e interesuar se tashmë aplikimet për përfitimin nga “Paketa e Maleve” mund të kryhen jo vetëm online, por edhe pranë sporteleve E-SHËRBIME, si dhe në Zyrën e Informacionit pranë Bashkisë Kamëz.
Ky shërbim ofrohet pa pagesë për të gjithë qytetarët, me qëllim lehtësimin e procesit të aplikimit dhe rritjen e aksesit në këtë program mbështetës.
U bëjmë thirrje të gjithë banorëve të zonave prioritare të përfshira në këtë paketë, konkretisht në njësinë administrative Paskuqan, që të aplikojnë dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofron “Paketa e Maleve” për zhvillimin ekonomik dhe social të zonave të tyre.
Bashkia Kamëz ka zgjeruar shërbimet për të mbështetur çdo aplikant të interesuar, duke ofruar asistencë të plotë gjatë gjithë procesit.
Për më shumë informacion, qytetarët mund të drejtohen pranë sporteleve përkatëse ose të kontaktojnë Zyrën e Informacionit në Bashkinë Kamëz.
Aplikoni sot dhe përfitoni nga mundësitë që ofron “Paketa e Maleve”!
Relacion për miratimin e shpalljes së zonave prioritare të zhvillimit në territorin e Bashkisë Kamëz