Na kontaktoni

Paskuqani kantier ndërtimi/ Vijojnë investimet infrastrukturore në gjithë zonën: Ja rrugët që po ndërtohen

Çdo ditë sjell transformimin e bashkisë Kamëz! Qyteti është kthyer në një kantier ndërtimi. Punohet kudo dhe prioritet absolut i kryetarit të Bashkisë Kamëz është përmirësimi rrënjësor i infrastrukturës dhe më standarde bashkëkohore.

Kryebashkiaku Rakip Suli inspekton herë pas here punimet që po kryhen kudo në Kamëz, Bathore dhe Paskuqan, dhe inkurajon përfundimin e punimeve në kohë si dhe me cilësi. Porosi e prerë e kryebashkiakut është të mos punohet shkel e shko si më parë.

Këtë herë kryebashkiaku inspektoi investimet infrastrukturore në zonën e Paskuqanit dhe Babrroit ku po ndërhyet kudo në rrugët e lëna në harresë nga administrata e mëparshme me qëllim përmirësimin e kushteve dhe jetesës së qytetarëve. Kryebashkiaku gjatë inspektimeve shkruan se vazhdon puna në rrugën “Hasan Zylfia” në Babrru, gjithashtu kanë nisur punimet dhe po ecin me ritëm të lartë në rrugën “Havzi Nela” me gjatësi rreth 1 km në Paskuqan.

Pas 30 vitesh harrese nisi investimi në rrugën “Bujar Bishanaku” në Babrru ku po punohet me cilësi dhe standarte në shërbim të komunitetit dhe qytetarëve.

Infrastruktura është një nga gjërat më të rëndësishme dhe kryetari Suli angazhohet për investime të vazhdueshme në të gjitha rrugët e Kamzës dhe Paskuqanit me qëllim zhvillimin sepse rrugët sjellin zhvillim dhe investime duke përmirësuar jetesën e qytetarëve

Njoftime të ngjashme

Një tjetër rrugë drejt përfundimit në Qendër Laknas

Qendër Laknas Një tjetër rrugë drejt përfundimit! #Bashkiaqëduam #infrastrukturë #Kamzavetëmpërpara

...

Arti dhe talenti i nxënësve të shkollës “Jashar Hoxha” sjellin mesazhe motivimi dhe pozitive në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Parku i Liqenit Nxënësit e shkollës “Jashar Hoxha”, përmes artit dhe pasionit për pikturën, po japin një kontribut të veçantë,...

Kopshti “Montessori” në mbështetje të Tetorit Rozë, ndërgjegjësimi dhe kontrollet e hershme shpëtojnë jetë

Kopshti Montessori Kamëz në mbështetje të Tetorit Rozë! Ndërgjegjësimi dhe kontrollet e hershme shpëtojnë jetë. #Bashkiaqëduam #tetorirozë #Kamzavetëmpërpara

...