Contact Us

Paskuqani kantier ndërtimi/ Vijojnë investimet infrastrukturore në gjithë zonën: Ja rrugët që po ndërtohen

Çdo ditë sjell transformimin e bashkisë Kamëz! Qyteti është kthyer në një kantier ndërtimi. Punohet kudo dhe prioritet absolut i kryetarit të Bashkisë Kamëz është përmirësimi rrënjësor i infrastrukturës dhe më standarde bashkëkohore.

Kryebashkiaku Rakip Suli inspekton herë pas here punimet që po kryhen kudo në Kamëz, Bathore dhe Paskuqan, dhe inkurajon përfundimin e punimeve në kohë si dhe me cilësi. Porosi e prerë e kryebashkiakut është të mos punohet shkel e shko si më parë.

Këtë herë kryebashkiaku inspektoi investimet infrastrukturore në zonën e Paskuqanit dhe Babrroit ku po ndërhyet kudo në rrugët e lëna në harresë nga administrata e mëparshme me qëllim përmirësimin e kushteve dhe jetesës së qytetarëve. Kryebashkiaku gjatë inspektimeve shkruan se vazhdon puna në rrugën “Hasan Zylfia” në Babrru, gjithashtu kanë nisur punimet dhe po ecin me ritëm të lartë në rrugën “Havzi Nela” me gjatësi rreth 1 km në Paskuqan.

Pas 30 vitesh harrese nisi investimi në rrugën “Bujar Bishanaku” në Babrru ku po punohet me cilësi dhe standarte në shërbim të komunitetit dhe qytetarëve.

Infrastruktura është një nga gjërat më të rëndësishme dhe kryetari Suli angazhohet për investime të vazhdueshme në të gjitha rrugët e Kamzës dhe Paskuqanit me qëllim zhvillimin sepse rrugët sjellin zhvillim dhe investime duke përmirësuar jetesën e qytetarëve

Njoftime të ngjashme

Zhvillohet dëgjesa publike në Bathore për investimet dhe Projektbuxhetin 2027, me praninë e Kryebashkiakut Z.Rakip Suli dhe Z.Taulant Balla

U zhvillua dëgjesa publike me qytetarët në Njësinë e Bathores. 73 km rrugë të përfunduara gjatë viteve 2019–2025 5.5 km...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli zhvillon dëgjesën publike në Paskuqan për investimet dhe prioritetet e vitit 2027, me praninë e Z.Taulant Balla

Në Amfiteatrin e Liqenit u zhvillua dëgjesa publike me qytetarët e Njësisë Administrative Paskuqan për: Investimet e realizuara 2019–2025 Investimet...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli fton qytetarët në dëgjesën publike për Projektbuxhetin për vitin 2027

Ditën e mërkurë, datë 9 shtator, ora 18:30, te Amfiteatri i Liqenit, zhvillohet dëgjesa publike për Projektbuxhetin për vitin 2027,...