Na kontaktoni

Kryebashkiaku Rakip Suli pret në zyrë përfaqësuesit e WorldVision: Të gatshëm për bashkëpunim dhe projekte të reja

Gjatë vitit 2021 Bashkia Kamëz dhe WorldVision Albania kanë zhvilluar një seri projektesh dhe bashkëpunime në fusha të ndryshme.

Gjatë ditës së sotme, kryebashkiaku Rakip Suli, priti në zyrë përfaqësuesit e WorldVision, të cilët i falenderoi për bashkëpunimin gjatë vitit 2021 dhe u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi me projekte dhe nisma të reja, të vazhdojë dhe gjatë këtij viti.

Mirënjohje të thellë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e #WorldVision, në adresimin e prioriteteve dhe nevojave kryesore të grupeve të ndryshme shoqërore në Kamëz, përgjatë gjithë vitit 2021.

Kënaqësi të punonim me ju dhe të gatshëm për bashkëpunime dhe projekte të mëtejshme shkruan në rrjetin social Facebook kryebashkiaku Rakip Suli.

Njoftime të ngjashme

Kryetari i Bashkisë Z.Rakip Suli takim me bizneset në kuadër të Projekt-Buxhetit 2026

Gjatë takimit me bizneset, në kuadër të projekt-buxhetit 2026, zhvilluam një shkëmbim të drejtpërdrejtë idesh dhe nevojash. Bizneset janë një...

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” në Laknas

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” Laknas Një hapësirë e sigurt dhe plot dashuri , ku vogëlushët rriten me kujdes...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli takim pune me ekipin e UKK Kamëz mbi analizën vjetore dhe projektet në zhvillim

Gjatë një takimi pune me ekipin e Ujësjellës–Kanalizime Kamëz, u ndalëm tek analiza vjetore e punës dhe tek rezultatet që...