Contact Us

Kryebashkiaku Rakip Suli pret në zyrë përfaqësuesit e WorldVision: Të gatshëm për bashkëpunim dhe projekte të reja

Gjatë vitit 2021 Bashkia Kamëz dhe WorldVision Albania kanë zhvilluar një seri projektesh dhe bashkëpunime në fusha të ndryshme.

Gjatë ditës së sotme, kryebashkiaku Rakip Suli, priti në zyrë përfaqësuesit e WorldVision, të cilët i falenderoi për bashkëpunimin gjatë vitit 2021 dhe u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi me projekte dhe nisma të reja, të vazhdojë dhe gjatë këtij viti.

Mirënjohje të thellë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e #WorldVision, në adresimin e prioriteteve dhe nevojave kryesore të grupeve të ndryshme shoqërore në Kamëz, përgjatë gjithë vitit 2021.

Kënaqësi të punonim me ju dhe të gatshëm për bashkëpunime dhe projekte të mëtejshme shkruan në rrjetin social Facebook kryebashkiaku Rakip Suli.

Njoftime të ngjashme

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli, së bashku me Drejtuesin Politik të Qarkut Tiranë, Z.Taulant Balla, zhvillojnë takim me prindërit e kopshtit dhe çerdhes “Elfët” dhe kopshtit “Bletëzat”

Valias Së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesin Politik të Qarkut, z. Taulant Balla, zhvilluam...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli vlerëson nxënësit ekselentë të gjmnazeve të Kamzës me certifikata mirënjohjeje dhe bursa ekselence

Mirëprita me shumë kënaqësi nxënësit ekselentë të gjimnazeve “Ibrahim Rugova”, “Elez Isuf Ndreu”, “Gramoz Palushi”, “Sulejman Elezi” dhe “Isa Boletini”...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë Në këtë ditë të bekuar, le të ndajmë më shumë mirësi, dashuri dhe...