Na kontaktoni

Kamëz, mbyllen 90% të kërkesave nga qytetarët për Programin e rindërtimit!

Në Bashkinë Kamëz qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit kanë mundur të bëjnë lehtësisht aplikimin “online” duke iu drejtuar sporteleve të posaçme të ngritura enkas për t’u regjistruar dhe për të përfituar nga programi i Rindërtimit. Në kohë rekord procesi i aplikimit po shkon drejt fundit, pasi qytetarët janë përgjigjur pozitivisht dhe janë treguar bashkëpunues.

Ky fakt u konfirmua edhe nga verifikimi që kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli bëri pranë zyrave duke shtuar se: “Kamza mundësoi sot aplikimin e 90% të kërkesave nga qytetarët për programin e rindërtimit! Faleminderit punonjësve të administratës të cilët vijojnë një punë të palodhur në ndihmë të qytetarëve të prekur nga tërmeti për të kryer aplikimin e tyre!”.

Eshtë kjo mënyrë aplikimi që i dha fund vonesave, dokumentave të shumta dhe orëve të gjata të pritjes. Për të lehtësuar regjistrimin e qytetarëve në platformën online, bashkia e Kamzës ngriti grupet e punës, të cilët iu kanë telefonuar qytetarëvë të prekur nga tërmeti duke iu caktuar paraprakisht orarin e paraqitjes në sportel për të kryer regjistrimin.

Në bashkinë e Kamzës, rezultojnë rreth 1700 objekte të dëmtuara, kryesisht shtëpi private prej të cilave 177 janë shpallur të pabanueshme.

Njoftime të ngjashme

Kryetari i Bashkisë Z.Rakip Suli inspekton punimet në rrugën “Sulejman Rrapi”, në Babrru-Qendër

Babrru-Qendër | Rruga “Sulejman Rrapi” #KamzaVetëmPërpara #InvestimeInfrastrukturore #BashkiaQëDuam

...

Dita Botërore e Kafshëve

4 Tetor | Dita Botërore e Kafshëve Të kujdesemi, t’i mbrojmë dhe t’i trajtojmë me dashuri kafshët që janë pjesë...

Tetori Rozë na kujton se kujdesi për shëndetin nuk duhet të shtyhet

Tetori Rozë na kujton se kujdesi për shëndetin nuk duhet të shtyhet. Informimi dhe zbulimi i hershëm janë hapa të...