Contact Us

Kamëz, mbyllen 90% të kërkesave nga qytetarët për Programin e rindërtimit!

Në Bashkinë Kamëz qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit kanë mundur të bëjnë lehtësisht aplikimin “online” duke iu drejtuar sporteleve të posaçme të ngritura enkas për t’u regjistruar dhe për të përfituar nga programi i Rindërtimit. Në kohë rekord procesi i aplikimit po shkon drejt fundit, pasi qytetarët janë përgjigjur pozitivisht dhe janë treguar bashkëpunues.

Ky fakt u konfirmua edhe nga verifikimi që kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli bëri pranë zyrave duke shtuar se: “Kamza mundësoi sot aplikimin e 90% të kërkesave nga qytetarët për programin e rindërtimit! Faleminderit punonjësve të administratës të cilët vijojnë një punë të palodhur në ndihmë të qytetarëve të prekur nga tërmeti për të kryer aplikimin e tyre!”.

Eshtë kjo mënyrë aplikimi që i dha fund vonesave, dokumentave të shumta dhe orëve të gjata të pritjes. Për të lehtësuar regjistrimin e qytetarëve në platformën online, bashkia e Kamzës ngriti grupet e punës, të cilët iu kanë telefonuar qytetarëvë të prekur nga tërmeti duke iu caktuar paraprakisht orarin e paraqitjes në sportel për të kryer regjistrimin.

Në bashkinë e Kamzës, rezultojnë rreth 1700 objekte të dëmtuara, kryesisht shtëpi private prej të cilave 177 janë shpallur të pabanueshme.

Njoftime të ngjashme

Nis investimi në bllokun në Valiasin e Vjetër, që përfshin 61 segmente dhe rrugë me gjatësi totale prej 8.7 km

Valias i Vjetër Ka nisur investimi në bllokun Valias Grupi 2, me një gjatësi totale prej .km, që përfshin segmente...

Përfundon rruga “Jaho Gjoliku” në Paskuqan 1, investim me standardet më të mira infrastrukturore

Ka përfunduar investimi në rrugën “Jaho Gjoliku”. Një tjetër aks rrugor në Paskuqan 1, që përmirëson qarkullimin dhe rrit cilësinë...

Vijojnë investimet në të gjithë territorin e Kamzës, me 98 km rrugë të planifikuara për ndriçim gjatë vitit vitit 2026

Mirëmëngjes! 98 km rrugë të planifikuara për ndriçim gjatë vitit 2026. 23 km rrugë të ndriçuara gjatë periudhës Janar–Korrik. Bathore:...