Një park me mbi 5000 pemë po i shtohet Bashkisë Kamëz dhe qytetarëve të saj falë nismës dhe këmbënguljes së kryetarit të Bashkisë z.Rakip Suli dhe stafit të tij.
Vullnetarë, qytetarë, biznese po i bashkohen dita-ditës aksionit tonë dhe deri tani janë mbi 5000 pemë të mbjella në Parkun e Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të qytetarëve dhe vullnetarëve.
Së fundmi ishin vullnetarët e Xhamisë Bleta, në Kodër Kamëz, që iu bashkuan aksionit të mbjelljes së pemëve në Parkun e Paskuqanit duke mbjellë 26 pemë!
Lajmin e jep kryebashkiaku Rakip Suli, i cili në rrjetin social Facebook shkruan:
Pas 30 vitesh edhe Kamza do të ketë parkun e saj ku fëmijët, prindërit dhe gjyshërit do kenë mundësi të kalojnë kohën e lirë me shëtitje dhe me plot frymëmarrje.
Pas rehabilitimit dhe investimit te diga dhe krijimin tanimë të parkut, zona e liqenit dhe përreth do jetë një nga atraksionet më të bukura të qytetit tonë.