Viti i ri shkollor e gjen Kamzën në kantier ndërtimi për përmirësimin e infrastrukturës arsimore

Ky vit i ri shkollor, e ka gjetur Kamzën një kantier të vërtet ndërtimi. Si kurrë më parë në këto 30 vite, po punohet shumë në këtë drejtim; jo thjesht përmirësimin por ndryshimin rrënjësor të infrastrukturës arsimore.

Investimet në arsim, janë prioritet absolut i Bashkisë. Kryebashkiaku Rakip Suli që ditët e para të marrjes së detyrës iu desh të përballet me problemet e trashëguara në arsim dhe në komunikim me vartësit iu dha zgjidhje rasteve më emergjenteve të hasura në prag të nisjes së vitit shkollor vitin 2019, dhe në kohë rekord hartoi strategjinë e re për t’i sjell qytetit çerdhe, kopshte dhe shkolla të reja të rikonstruktuara dhe të ndërtuara me parametra bashkëkohorë.

Ndonëse në pak më shumë se një vit në detyrë, kryebashkiaku Suli ka mundur t’ia dalë, të mbajë premtimet dhe realizojë pritshmëritë. Në ditën e parë të shkollës z.Suli bëri dhe urimin e tij për nxënësit teksa ishte pranë fëmijëve.

“”Dituria është fuqi!”- Francis Bacon. Kënaqësi të isha prezent në këtë fillim të ri midis nxënësve të shkollës “Hillary Clinton”! U uroj shumë suksese të gjithë nxënësve në rrugën e ndritur të dijes dhe mësuesve në misionin e tyre fisnik !

Ndryshe nga vitet e tjera, gjithashtu këtë vit duhet të tregojmë sa të fortë jemi ndaj COVID-19, duke mos lejuar përhapjen e tij. Prandaj sa më tepër kujdes dhe shëndet për të gjithë!”- tha kryetari i Bashkisë së Kamzës më 14 shtator, ditën e parë të shkollës.

Kryebashkiaku Suli është jashtëzakonisht i përkushtuar që Kamza të ketë një tjetër realitet nga ai i deritanishmi sa i përket infrastrukturës arsimore. Që ditët e para të marrjes së besimit qytetar, z.Suli u njoh në detaje nga administrata me problemet në infrastrukturën arsimore që nga mungesa e bazës materiale, ngrohjes, mungesës së personelit të mjaftueshëm në dispozicion deri tek ajo që është më e prekshmja dhe më e rëndësishmja, mungesa e çerdheve, kopshteve dhe shkollave.

Në mënyrë të menjëhershme vetëm disa muaj më vonë, pas vitesh harresë janë vënë në funksion kaldajat në shkollat e Kamzës duke ofruar një ambient të ngrohtë për zhvillimin e proçesit mësimor. Më pas nisi punë me objektet arsimore ku mund të përmendim rikonstruksionin e kopështit “Hilary Clinton” me kushte moderne për 230 vogëlushë, inaugurimi i kopshtit “Nënë Tereza”, si dhe vijon puna për rindërtimin e shkollës “Halit Coka” në Bathore!

Fëmijët në Valias dhe Paskuqan së shpejti me kopësht të ri. Po në Paskuqan po kryhet rikonsruksioni i shkollës “Jashar Hoxha” ku 1400 nxënës së shpejti do të ulen në ambientet e reja etj. Kujtojmë që pas skanimit të situatës në terren, njohjes me realitetin e trishtë Bashkia Kamëz nën drejtimin dhe vëmendjen personale të z.Suli në buxhetin e vitit 2020 i dha prioritet investimeve në arsim duke i konsideruar ato, si investim për të ardhmen për faktin se në ato ambiente do të ulen fëmijët të cilët janë e ardhmja e këtij qyteti dhe vendit.