Na kontaktoni

Vijon puna për vendosjen e sinjalistikës rrugore dhe vijëzimit të rrugëve në të gjithë territorin e Kamzës: Shumë shpejt të gjitha akset drejt përfundimit

Bashkia e Kamzës ka nisur vijëzimin përgjatë gjithë rrugëve të qytetit. Kjo ndërhyrje është pjesë e investimeve që ka ndërmarrë Bashkia, në kuadër të sigurisë së komunitetit. Kryebashkiaku Suli u shpreh se investimet do të vijojnë në çdo rrugicë të qytetit dhe puna e radhës do të jetë përmirësimi i sinjalistikës.

Grupi i punës ka përfunduar vijëzimin e dy rrugëve, “Drini” , në Njësinë Administrative Bathore dhe “Azem Hajdari” në Njësinë Administrative Paskuqan. Kompletimi i akseve rrugore me sinjalistikën përkatëse rrit përgjegjësine e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për respektimin e rregullave të qarkullimit.

Sipas kryetarit të Bashkisë Kamëz , këto ndërhyrje kanë qënë të domodoshme dhe duheshin bërë që para shumë vitesh, kjo sepse mungesa e tyre është bërë burim i shumë aksidenteve rrugore.
Gjithashtu është punuar intensivisht edhe për pajisjen me sinjalistikë në rrugët “Venecia” dhe “Skëndërbeu”. Së shpejti, do të përfundojë vijëzimi dhe vendosja e sinjalistikës në të gjitha segmentet rrugore, me qëllim rritjen e sigurisë dhe reduktimin e aksidenteve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Njoftime të ngjashme

Kopshti “Montessori” në mbështetje të Tetorit Rozë, ndërgjegjësimi dhe kontrollet e hershme shpëtojnë jetë

Kopshti Montessori Kamëz në mbështetje të Tetorit Rozë! Ndërgjegjësimi dhe kontrollet e hershme shpëtojnë jetë. #Bashkiaqëduam #tetorirozë #Kamzavetëmpërpara

...

Mirëmbrëma nga rruga “Hajri Skeja”, Paskuqan

Mirëmbrëma nga rruga “Hajri Skeja”, Paskuqan! #BashkiaKamëz #Paskuqan #KamzaVetëmPërpara

...

Përfundon një tjetër rrugë në Valias, me standardet më të mira infrastrukturore

Valias Ka përfunduar një tjetër rrugë në Valias, me asfaltim, trotuare dhe ndriçim, duke përmirësuar infrastrukturën dhe kushtet e lëvizjes...