Na kontaktoni

“Vijojnë investimet në ujësjellës”! Në Babrru Kodër po zëvendësohen linjat e amortizuara që nga viti 1973 dhe po shtrihet tubacioni i ri me gjatësi 5 km

Bashkia Kamëz vijon punën pa ndalim për përmirësimin e ujësjellësit në qytet duke ndërhyrë sistematikisht në të gjitha zonat problematike.

Duke pasur prioritet qytetarin dhe përmirësimin e furnizimit me ujë për ta, bashkia Kamëz ka nisur një seri investimesh për ti dhënë zgjidhje përfundimtare problematikave të shumta të lëna nga administrata e mëparshme.

Në Paskuqan dhe Babrru po bëhen disa ndërhyrje ku përfshihet ndërtimi i depos prej 2000 m3 dhe shtrirja e rrjet të ri, pra zëvendësimi i linjave të amortizuara që nga viti 1973.

Lajmin e jep vetë kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli i cili në rrjetin social Facebook thotë:

💧☑️🏗Babrru Kodër, ku po bëhet zëvendësimi i linjave të amortizuara të ujësjellësit që nga viti 1973 dhe ku po shtrihet tubacioni i ri me gjatësi 5️⃣km dhe diametër 5️⃣0️⃣0️⃣ mm që furnizon depon e re prej 2000m2 dhe zonën në tërësi!
👉Investime në seri që zgjidhin problemin e furnizimit me ujë për banorët e zonës!

Me këto investime që do të përfundojnë shumë shpejt, do të arrihet ti jepet zgjidhjeve qytetarëve, pas mbi 30 vitesh harrese totale.

Njoftime të ngjashme

Vijojnë punimet për ndërtimin e Stadiumit të Kamzës në Valias

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Stadiumit të Kamzës në Valias 🏟️ Ky investim i rëndësishëm për sportin dhe komunitetin po...

Mirëmëngjes nga kopshti dhe çerdhja Elfët në Valias

Mirëmëngjes nga kopshti dhe çerdhja Elfët në Valias Sot fëmijët tanë rriten në ambiente të ngrohta, të sigurta dhe plot...

situs toto

slot toto