Vazhdon shpërndarja e grantit prej 1.6 milion USD, për 750 familje të prekura nga tërmeti!

Banorët e Bashkisë Kamëz, banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime të riparueshme nga tërmeti i 26 nëntorit tashmë po marrin mbështetje financiare për meremetimin e tyre. Lajmi jepet nga vetë kryetari i Bashkisë Kamëz Rakipi Suli i cili thotë: – “vazhdon shpërndarja e grantit prej 1.6 milion USD, për 750 familje të prekura nga tërmeti! Faleminderit kryeministrit z.Edi Rama për mbështetjen e dhënë!. Për bashkinë që duam, “PS 2021”, për “Shqipërinë që duam”.

Në postimin e kryebashkiakut shihen qytetarët duke tërhequr shumat e përfituata nga granti i akorduar nga qeveria Rama të cilët e falenderojnë së bashku me z.Suli që sipas tyre është në lartësinë e detyrës duke iu gjendur pranë atyre.

Kujtojmë që dhënia e dhënia e granteve të meremetimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Bashkinë Kamëz ka nisur që në muajin qershor.
“Ti nuk do jesh kurrë vetëm. RINDËRTOJMË BASHKË”. Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët në nevojë për riparime të dëmeve të tërmetit”- shkruan kryeministri Edi Rama .

Ky është premtimi i kryeministri Edi Rama për familjet që iu dëmtuan shtëpitë nga tërmeti të cilin e ripërsëriti edhe në një lidhje live në muajin qershor me kryetarin e Bashkisë Kamëz Rakip Suli dhe ministrin për Rindërtimin, Arben Ahmetajn në startimin e nisjes së proçesit të madh për rindërtimin dhe që aktualisht po bëhet realitet.

Për familjet në shtëpi individuale dhe kolektive të riparueshme, për këtë kategori qeveria ka akorduar pagesë të drejtëpërdrejtë, mbështetje të drejtëpërdrejtë financiare dhe proçesi po vazhdon edhe sot në Bashkinë Kamzës ku ka filluar dhënia e mbështetjes financiare në postë drejtëpërdrejtë tek familjet.

Bashkia Kamëz punon në mënyrë të pandërprerë, madje dhe në fundjavë duke firmosur kontratat për të 750 familjet dhe madje pajisur me lejen përkatëse që pas tërheqjes së lekëve të mos vijnë dhe njëherë tek Njësia për tu pajisur me leje për riparimin e banesave të tyre.

Riparimi i dëmtimeve të cdo shtepia të dëmtuar lehtë përmes dhëniës së granteteve si dhe rindërtimi i të gjitha banesave individuale dhe jo vetëm por dhe pallateve të dëmtuara më rëndë është prioriett i qeverisë dhe mbështetur fuqishëm nga Bashkia Kamëz dhe kryebashakiku Rakip suli në terren.