Na kontaktoni

Vazhdon puna për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti/Kryebashkiaku Suli: Ne bëjmë punën, të tjerët llafet

“Ti nuk do jesh kurrë vetëm. RINDËRTOJMË BASHKË”. Ky ishte premtimi i kryeministri Edi Rama për familjet që pësuan dëmtime në shtëpitë e tyre nga tërmeti dhe duke parë ritmet e punimeve ku Kamza është shndërruar në kantier ndërtimi, tashmë ky premtim mund të konsiderohet i mbajtur në Kamëz.

Bashkia Kamëz po ndjek në terren punimet që po kryhen për qytetarët falë grantit të akorduar nga qeveria. Kryebashkiaku Rakip Suli interesohet në mënyrë sistematike madje ndjek po ashtu në terren punimet që po kryhen dhe inkurajon që ato të përfundojnë sa më shpejt dhe banorët të strehohen në banesat e tyre.

“Falë mbështetjes së qeverisë, me po të njëjtin ritëm vijojnë punimet për rikontruksionin e banesave, të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Kurdoherë pranë qytetarëve. Mbështetje dhe përkrahje e vazhduar edhe për familjet Kolgjini dhe Lami, të cilat falë grantit të rindërtimit kanë vijuar me rikonstruksionin e banesave të tyre. Gjithmonë me Ju”- shkruan kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli pas inspektimit të ecurisë së punimeve në këto dy familje.

Por, nuk janë vetëm këto dy familje, por z.Suli po troket në çdo banesë në proçes ndërtimi kur pas inspektimit në të tjera familje shkruan: -“Ne bëjmë punën, të tjerët llafet ! Sot pranë familjeve Kotarja dhe Lena për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve të kryera për rikonstruksionin e banesave të tyre, të mundësuara falë grantit të rindërtimit. Mirënjohja juaj është motivimi ynë!”.

Në Kamëz kudo punohet, jo vetëm në infrastrukturën rrugore, kanalizimet e ujërave të ndotura dhe ujrërave të bardha, por, po përmirësohet rrënjësisht edhe infrastruktura arsimore ku po rikonstruktohen çerdhe, kopshte dhe shkolla si dhe po rindërtohen dhe ndërtohen ambiente të reja si dhe intensivisht po ecet për rindërtimin dhe riparimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit dhe 26 nëntorit. Qeveria ka akorduar grantet e meremetimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Bashkinë Kamëz për 771 familje të cilat përfituan drejtpërsëdrejti pagesat për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre. Qeveria i ka paguar një për një të gjithë banorët në nevojë për riparime të dëmeve të tërmetit.

Njoftime të ngjashme

Valiasi totalisht i transformuar, një investim i jashtëzakonshëm që ka ndryshuar jetën e 270 familjeve

Valiasi 2019 dhe Valiasi 2026 Kjo zonë rindërtimi nuk do të ishte e mundur pa vendimin dhe mbështetjen e Kryeministrit...

Mirëmëngjes nga vogëlushët e Çerdhes Nr. 3 “Dritë”

Mirëmëngjes nga vogëlushët e Çerdhes Nr. 3 “Dritë”! Kujdesi për veten mësohet që në hapat e parë të jetës, duke...

Përfundon investimi në bllokun e rrugëve në Paskuqan 2, me gjatësi totale prej 4.25 km

Përfunduam investimin në bllokun e rrugëve në Paskuqan 2, me një gjatësi totale prej 4.25 km. Vazhdojmë çdo ditë me...