Na kontaktoni

Ujësjellësi/ Kryebashkiaku Suli: Dëmtuesit e rrjetit dhe abuzuesit po lënë pa ujë dhjetëra familje, do përballen me ligjin

Furnizimi me ujë të pijshëm i qytetarëve të Kamzës prej vjeshtës së vitit të kaluar ka njohur përmirësim të dukshëm. Kjo falë punës së mirë të bërë nga punonjësit dhe drejtuesit e Ujësjellës-Kanalizimeve Kamëz, pas porosisë së prerë të kryebashkiakut Rakip Suli për ta normalizuar situatën sa më shpejt.

Veç ndërhyrjes emergjente për të përmirësuar infrastrukturën e dëmtuar dhe ndërhyrë aty ku kishte probleme (ku ujrat shpërthenin në sipërfaqe për shkak të dëmtimit të rrjetit), prioritet i është dhënë dhe ndalimit të abuzimit me ujin e pijshëm.

Format e abuzimit janë të ndryshme, por spikat ajo e dëmtimit të tubacioneve të rrjetit si shpërdorimit për vaditje dhe madje në mjaft raste dhe duke mos e paguar, e në të tjera raste qytetarëve iu çohej fatura e ujit, ku në çezmat e tyre nuk pikonte! Situata sot është krejt ndryshe. Çdo ankesë qytetare trajtohet me prioritet dhe i jepet zgjidhje, por abuzuesit nuk do të tolerohen.

Pas një pune të mirë të bërë në terren në përmirësimin rrënjësor të situatës dhe konstatimit të bërë nga vet kryebashkiaku në inspektimet e kryera, zoti Suli ka dhe një apel ndaj qytetarëve për bashkëpunim.

“Të nderuar qytetarë të Kamzës, duhet t’i themi “JO” heshtjes përballë abuzimeve të tilla me ujin e pijshëm, i cili po keq-përdoret në funksion të vaditjes!

I bëj thirrje të gjithë personave që abuzojnë në këtë mënyrë, duke dëmtuar dhe lënë pa furnizuar me ujë të pijshëm dhjetëra familje të tjera, që ndaj çdo rasti abuziv, si rasti i mëposhtëm do të veprojmë menjëherë me forcën ndërshkuese të ligjit!”- thotë kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli.

Njoftime të ngjashme

Ndërmarrja e Pastrimit çdo ditë në terren për një qytet më të pastër

Mirëmëngjes! Faleminderit Ndërmarrjes së Pastrimit për punën fantastike! Dikur nuk pastroheshin as mbetjet; sot fshihen edhe gjethet…! #Bashkiaqëduam #NdërmarrjaePastrimit #KamzaVetëmPërpara

...

Raporti mujor i aktiviteteve dhe punëve të realizuara për muajin Shtator

📊 Përmbledhje mujore e aktiviteteve dhe punëve të realizuara nga Bashkia Kamëz për muajin Shtator.

...

Mirëmëngjes nga Kopshti Montessori

Mirëmëngjes nga Kopshti Montessori, Kamëz! #BashkiaKamëz #Vjeshtë #KamzaVetëmPërpara

...