Transformohet infrastruktruktura rrugore në Kamëz. Rrugët e ndërtuara dhe në proces..

Kamza po tranformohet dita-ditës. Investimet e kryera dhe ato në proçes janë tregues i qartë i punës konkrete dhe me cilësi që po kryhet për përmirësimin rrënjësor të infrastrukturës në qytet në të gjitha fushat, ku veçmas bie në sy dhe puna që po kryhet nga Bashkia në gjithë territorin, për ndërtimin e rrugëve të reja.

E gjithë zona nga Qendër Kamza, Laknasi, Bathorja, Paskuqani etj, është kthyer në kantier ndërtimi. Një ndër prioritetet e kryetarit të Bashkisë Kamëz është përmirësimi rrënjësor i infrastrukturës dhe me standard bashkëkohore. Punët e kryera dhe ato në proces shihen nga qytetarët dhe janë tregues i cilësisë së investimit që është kryer dhe po kryhet, kjo dhe për faktin se kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli inspekton herë pas here punimet duke inkurajuar përfundimin e tyre në kohë dhe me cilësi.

Në kuadër të vëmendjes maksimale për qytetarin, përmirësimi i infrastrukturës rrugore është në fokus të kryetarit të Bashkisë Kamëz ndaj dhe në çdo inspektim ai jep porosinë e prerë: -“Të mos punohet shkel e shko si më parë”.

Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli njofton përfundimin e investimit të rëndësishëm në një prej rrugëve të rëndësishme të qytetit teksa shkruan: -“Mirëmengjesi nga rruga “Berisha” , tashmë e transformuar totalisht ! Puna jonë s’ka të ndalur! Bashkia që duam. Punë, Jo llafe”.

Ndërkohë z.Suli në inspektimet e kryera flet dhe për investime në proces si dhe nisje të punimeve në të tjera akse. “Paskuqan 2. Në terren ku inspektuam punimet për ndërtimin e rrugëve, “Halil Hoxha”, “Islam Spahia”, “Ded Gjo Luli”, “Riza Troci”, standartet dhe cilësia më e mirë infrastrukturore në të gjitha investimet tona.

Në Bathore për të inspektuar nisjen e punimeve për ndërtimin e rrugëve “Hasim Vokshi”, “Ali Pashë Tepelena”, “Prezë” dhe “Sllovë”. 4 akse rrugore që do të transformohen dhe do t’i rrisin vlerat estetike dhe funksionale të lagjes 4, në Bathore. Bashkia që duam, Punë Jo Llafe” – shkruan kryebashkiaku Rakip Suli.