Tërmeti i 26 nëntorit/ Kamza kthehet në kantier ndërtimi, ja qytetarët që do t’iu nisë rindërtimi i i banesave

Në Kamëz punohet kudo. Veç investimeve publike të Bashkisë, me ritëm të shpejtë po ecën dhe proçesi i rindërtimit të shtëpive të banorëve të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
E ndërsa po punohet në shtëpitë e mjaft familjeve të tjera dhe qytetarët janë gati të hynë në në to, kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli njofton nisjen e punimeve për të tjersa banesa në Kamëz.

“Nisëm rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, për familjen Shkëlqim Ajazi, familjen Rexhep Billa dhe familjen Halil Bislimi. Falë mbështetjes së qeverisë këto familje do të kenë një shtëpi më të fortë dhe më të bukur.

                                                   

Kemi vijuar edhe sot me rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit edhe për familjet Bilbil Billa, Shkëlqim Spahia, Artan Spahiu, Dashamir Dogjani, Fatmir Spahiu, Fisnik Manjani Luljeta Dedaj  dhe Besnik Kotarja.

 

                                                   

Pranë qytetarëve për “Bashkinë që duam”, “PS 2021”, për “Shqipërinë që duam” PS3. Rindërtojmë së bashku! Mbështetje për çdo familje të prekur nga tërmeti, “Së bashku ringrihemi më të fortë!”-shkruan kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli.

Nuk është kjo ndihma e vetme e qeverisë për banorët e prekur nga fatëkeqësia natyrore e 26 nëntorit. Kujtojmë që banorët e Bashkisë Kamëz, banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime të riparueshme nga tërmeti i 26 nëntorit tashmë po shkojnë drejt fundit për marrjen e mbështetje financiare për meremetimin e tyre ku vazhdon shpërndarja e grantit prej 1.6 milion USD, për 750 familje të prekura!

Dhënia e dhënia e granteve të meremetimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Bashkinë Kamëz ka nisur që në muajin qershor. “Ti nuk do jesh kurrë vetëm. RINDËRTOJMË BASHKË”. Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët në nevojë për riparime të dëmeve të tërmetit”- shkruan kryeministri Edi Rama . Ky është premtimi i kryeministri Edi Rama për familjet që iu dëmtuan shtëpitë nga tërmeti po bëhet realitet.