Na kontaktoni

Senatorët e shkollave të Kamzës i bashkohen fushatës për ti thënë STOP dhunës ndaj grave dhe vajzave

Dhuna në familje dhe në veçanti dhuna ndaj grave dhe vajzave vijon të jetë fenomen shqetësues në shoqërinë tonë.

Fenomeni i dhunes është një problem global dhe prek të gjitha shtresat e popullsisë,të arsimuar apo analfabetë, prek çdo kombësi, klasë, rracë, apo grup etnik.

Në shoqërinë tonë ky fenomen është shumë shqetësues. Ka gra të cilat dhunohen dhe nuk tregojnë, mendojnë se ky është fati i tyre dhe duhet ta pranojnë. Por ka edhe nga ato të cilat e denoncojnë dhunën, nuk lejojnë që të cënohet e drejta e tyre madje dhe ekzistenca e tyre.

Institucionet kanë përgjegjësitë e tyre ku Bashkia Kamëz dhe kryetari Rakip Suli kanë bërë maksimunin për parandalimin e rasteve me anë të fushatave të sensibilizimit dhe integrimit të grave dhe vajzave në shoqëri.

Në kuadër të nismave paranduluese në rrjetin social Facebook, kryebashkiaku Suli poston mesazhet e sensibilizimit të senatorëve të shkollave të Kamzës që i bashkohen fushatës sonë për t’i thënë stop dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Njoftime të ngjashme

Mirëmëngjes nga kopshti “Xixëllonjat”

☀️ Mirëmëngjes nga kopshti “Xixëllonjat”! ✨

...

Një tjetër rrugë drejt përfundimit në Qendër Laknas

Qendër Laknas Një tjetër rrugë drejt përfundimit! #Bashkiaqëduam #infrastrukturë #Kamzavetëmpërpara

...

Arti dhe talenti i nxënësve të shkollës “Jashar Hoxha” sjellin mesazhe motivimi dhe pozitive në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Parku i Liqenit Nxënësit e shkollës “Jashar Hoxha”, përmes artit dhe pasionit për pikturën, po japin një kontribut të veçantë,...