Na kontaktoni

Rrugët që po ndërtohen/ Kamza është kthyer në kantier ndërtimi, çdo ditë sjell transformimin

Çdo ditë sjell transformimin e bashkisë Kamëz! Qyteti është kthyer në një kantier ndërtimi. Punohet kudo dhe prioritet absolut i kryetarit të Bashkisë Kamëz është përmirësimi rrënjësor i infrastrukturës dhe më standarde bashkëkohore.

Kryebashkiaku Rakip Suli inspekton herë pas here punimet që po kryhen kudo në Kamëz, Bathore dhe Paskuqan, dhe inkurajon përfundimin e punimeve në kohë si dhe me cilësi. Porosi e prerë e kryebashkiakut është të mos punohet shkel e shko së më parë.

Zoti Suli ka marrë përsipër angazhimin që në territorin e Bashkisë Kamëz çdo investim të jetë më standarde bashkëkohore. Përpos shumë investimeve në fushën e arsimit, rindërtimit nga tërmeti, apo përmirësimin rrënjësor të cilësisë së shërbimeve duke pasur në vëmendje maksimale qytetarin, përmirësimi i infrastrukturës rrugore është në fokus të kryetarit të Bashkisë Kamëz.

Zoti Suli në inspektim të punimeve që po kryehen në terren shkruan: – “Çdo ditë sjell transformimin e bashkisë Kamëz! Nisëm punimet për ndërtimin e rrugës “Nik Ndreka”, në Kodër të Kuqe, që për 30 vite ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e banorëve të zonës! Konfirmojmë nisjen e punimeve për ndërtimin e rrugëve “Xhemal Kada” dhe “Faik Kulla”, në Fushë Kërçik.

Një tjetër investim i munguar do t’i japë fund makthit disavjeçar të banorëve të zonës. Edhe Paskuqan-2 po transformohet dita ditës. Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugëve “Halil Hoxha” & “Islam Spahia” dhe shumë shpejt do të kemi 2 segmente rrugore tërësisht të transformuara! Pranë qytetarëve!”-shkruan z.Suli.

Njoftime të ngjashme

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli dhe drejtuesi politik i qarkut Z.Taulant Balla, bashkëbisedim me prindërit e kopshtit “Borëbardha” dhe çerdhes “Pranvera” në Paskuqan 1

Paskuqan 1 Bashkë me drejtuesin politik të qarkut, Z.Taulant Balla në një bashkëbisedim me prindërit e kopshtit “Borëbardha” dhe çerdhes...

Drejt përfundimit blloku i rrugëve në Lagjen 5 Bathore, ku po investohet në 19 rrugë me gjatësi 4.5 km

Drejt përfundimit blloku i rrugëve të Lagjes Bathore 5, ku po investohet në rrugë me një gjatësi prej , km...

Raporti javor i aktiviteteve dhe punëve të realizuara nga Bashkia Kamëz

📊 Përmbledhje javore e aktiviteteve dhe punëve të realizuara nga Bashkia Kamëz.

...