Na kontaktoni

Rrugët që po ndërtohen/ Kamza është kthyer në kantier ndërtimi, çdo ditë sjell transformimin

Çdo ditë sjell transformimin e bashkisë Kamëz! Qyteti është kthyer në një kantier ndërtimi. Punohet kudo dhe prioritet absolut i kryetarit të Bashkisë Kamëz është përmirësimi rrënjësor i infrastrukturës dhe më standarde bashkëkohore.

Kryebashkiaku Rakip Suli inspekton herë pas here punimet që po kryhen kudo në Kamëz, Bathore dhe Paskuqan, dhe inkurajon përfundimin e punimeve në kohë si dhe me cilësi. Porosi e prerë e kryebashkiakut është të mos punohet shkel e shko së më parë.

Zoti Suli ka marrë përsipër angazhimin që në territorin e Bashkisë Kamëz çdo investim të jetë më standarde bashkëkohore. Përpos shumë investimeve në fushën e arsimit, rindërtimit nga tërmeti, apo përmirësimin rrënjësor të cilësisë së shërbimeve duke pasur në vëmendje maksimale qytetarin, përmirësimi i infrastrukturës rrugore është në fokus të kryetarit të Bashkisë Kamëz.

Zoti Suli në inspektim të punimeve që po kryehen në terren shkruan: – “Çdo ditë sjell transformimin e bashkisë Kamëz! Nisëm punimet për ndërtimin e rrugës “Nik Ndreka”, në Kodër të Kuqe, që për 30 vite ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e banorëve të zonës! Konfirmojmë nisjen e punimeve për ndërtimin e rrugëve “Xhemal Kada” dhe “Faik Kulla”, në Fushë Kërçik.

Një tjetër investim i munguar do t’i japë fund makthit disavjeçar të banorëve të zonës. Edhe Paskuqan-2 po transformohet dita ditës. Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugëve “Halil Hoxha” & “Islam Spahia” dhe shumë shpejt do të kemi 2 segmente rrugore tërësisht të transformuara! Pranë qytetarëve!”-shkruan z.Suli.

Njoftime të ngjashme

100 pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk

Edhe pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk Mirënjohje për kontributin...

22 pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins

pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins. Faleminderit për kontributin ndaj mjedisit...