Rindërtimi nga tërmeti/ Ja familjet që së shpejti do të futen shtëpi

Procesi i rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti po ecën me ritme të shpejta në Kamëz dhe Paskuqan. Bashkia Kamëz falë bashkëpunimit shumë të mirë me qeverinë po bëjnë maksimumin që punimet të përfundojnë sa më shpejt dhe me cilësi të mirë.

Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli i cili po e ndjek me prioritet maksimal procesin, deklaron se është çështje kohe që këto familjet të kenë një banesë shumë më të mirë seç e kishin para fatkeqësisë natyrore. Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli po ndjek me prioritet dhe shumë kujdes, përgjegjësi dhe përgjegjshmëri maksimale situatën në terren që punimet të jenë me standartet e duhura të ndërtimit.

Në inspektimet e bëra në mënyrë sistematike prej momentit që kanë nisur punimet në të gjitha banesat ku po punohet, kryebashkiaku Suli konfirmon faktin se procesi i përfundimit të plotë është çështje kohe. Në disa nga inspektimet e kryera në terren vetë kryebashkaiku Sili konfirmon që puna për rindërtimin po ecën më mirë se parashikimet teksa shkruan në disa postime të tijne FB:

-“Në Bathore tek familjet e Shahin Prençit dhe Shpëtim Kacanit që do të gëzojnë së shpejti shtëpitë e tyre të reja, të rindërtuara më të bukura dhe më të forta. Falë mbështetjes së Qeverisë Rama, familjet e Lazam Mollës, Shkëlqim Ajazit, Selman Demirit dhe Besnik Dokut, do të gëzojnë së shpejti shtëpitë e rindërtuara.

Edhe shtëpia e dëmtuar nga tërmeti e Biblil Billës, po ringrihet më e fortë dhe më e bukur falë punës dhe përkushtimit tonë maksimal! Edhe familjet e Fisnik Manjanit, Ali Dardhës dhe Bashkim Hulit do të gëzojnë së shpejti shtëpitë e tyre të reja, të rindërtuara më të bukura dhe më të forta”. Rindërtimi po ecën shumë mirë edhe në Kamëz, teksa z.Suli shkruan: -“ Edhe familjet e Trëndafile Mehmetit dhe Mentor Kurtit do të gëzojnë së shpejti shtëpitë e tyre të reja, të rindërtuara më të bukura dhe më të forta”.

Kryetari i Bashkisë Kamëz konfirmon që edhe në Paskuqan rindërtimi ecën me hapat e duhura teksa shkruan”- Edhe familjet e Ferit Drizës, Sul Pecës dhe Nexhat Cikut do të gëzojnë së shpejti shtëpitë e tyre të reja, të rindërtuara më të bukura dhe më të forta. Shtëpi të reja dhe më të forta për familjet e Astrit Suçit, Lindita Hoxhës, Mentor Kurtit dhe Trëndafile Mehmetit në Kamëz! Vijon rindërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit edhe për familjet e Nexhat Çiku, Ferit Drizës dhe Dali Doçit në Paskuqan”.

Valiasi është një tjetër vatër e kthyer në kantier ndërtimi ku po rindërtohet jo vetëm shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, por edhe pallatet të cilët janë shembur për t’u rindërtuar edhe më të mirë dhe të fortë. “Valias i Vjetër- vijon puna kolosale për ndërtimin e Valiasit, nga një projekt 3D në një realitet dikur të paimagjinueshëm por sot të prekshëm nga të gjithë. Të tilla investime as nuk ishin menduar ndonjëherë.

Vijojmë me rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit edhe për familjet e Ismail Lleshit, Xhelal Dragjoshit, Flamur Mejdanit, Viktor Mejdanit dhe Lije Dybelit, në Valias. Ringrihemi më të fortë! S;ka kohë për pushim! PS3”- shkruan kreu I Bashkisë Kamëz Rakip Suli.