Na kontaktoni

Rindërtimi/ Familja e Murat Halilit rikthehet në shtëpinë e re pas dëmtimit nga tërmeti

Në Bashkinë Kamëz proçesi i rindërtimit po ecën me ritme të mira dhe shumë shpejt familjet e dëmtuara nga tërmeti po rikthehen një e nga një në banesat e reja të ndërtuara nga bashkia dhe qeveria.

Ky premtim vjen nga kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli, i cili inspekton herë pas here banesat dhe familjet e dëmtuara.

Në një prej postimeve në rrjetin social FB, në faqen zyrtare shoqëruar me video të ecurisë së punimeve, z.Suli shkruan:

Mirëmëngjes, Dita nis bukur me gëzimin e familjes së Murat Halilit, që rikthehet në shtëpinë e re, më të fortë dhe më të madhe, pas shkatërrimit nga tërmeti! Ta gëzoni shtëpinë z.Murat Halili!

Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka angazhimin maksimal dhe po ndjek me shumë kujdes, përgjegjësi dhe përgjegjshmëri maksimale punimet në terren.

Njoftime të ngjashme

100 pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk

Edhe pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk Mirënjohje për kontributin...

22 pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins

pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins. Faleminderit për kontributin ndaj mjedisit...