Na kontaktoni

Revolucion transformues edhe në shërbimet publike, falë zyrës ADISA në Kamëz, kryebashkiaku Suli: Mbi 1000 shërbime pranë qytetarëve, duke i’u zgjidhur çdo problematikë

Qytetari ka qenë dhe mbetet fokusi i Bashkisë Kamëz duke pasur prioritet shërbimin sa më cilësor ndaj tij. Falë bashkëpunimi të Bashkisë me institucionet tashmë në Kamëz ka hapur zyrat dhe ADISA (Qendrat e Integruara me një Ndalesë ADISA). Lajmin e jep vetë kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli i cili në rrjetin social FB shkruan:

“Tashmë ADISA vjen edhe në Kamëz, për të ofruar mbi 1000 shërbime publike qendrore të funksioneve të ndryshme! Të gjitha shërbimet e kërkuara të bashkisë, shërbimet elektronike, e çdo dokumentacion, tashmë në vetëm një qendër, ADISA Kamëz! Ne sjellim çdo shërbim pranë Jush”.

Kujtojmë që në kuadër të reformës për modernizimin e Shërbimeve Publike në Shqipëri është bërë e mundur nga qeveria krijimi i Qendrave të Integruara me një Ndalesë. Ky model i ri shërbimesh, synon t’u kursejë qytetarëve kohë dhe energji, si dhe t’u sigurojë atyre cilësinë e duhur të shërbimit, duke mbyllur shtigjet për korrupsion.

Standardi i ri në ofrimin e shërbimeve publike është arritur nëpërmjet thjeshtimit dhe standardizimit të procedurave administrative, digjitalizimit të shërbimeve dhe ngritjes së sistemeve të Teknologjisë̈ së Informacionit, zgjerimit të hapësirave për marrjen e informacionit të shpejtë dhe të saktë për shërbimet nga qytetarët.

Sfida dhe qëllimi kryesor i ADISA është përmirësimi dhe lehtësimi i jetës së qytetarëve në ofrimin e shërbimeve publike.

Për këtë arsye, krijimi i qendrave të Integruara ADISA ofron shërbimet e disa institucioneve, të renditura dhe të përzgjedhura në bazë të kërkesave të qytetarëve, në një vend të vetëm. Kështu, evitohen pritjet në radhët e gjata, reduktohet koha e veprimeve në sportel, me ndarjen “Front Office- Back Office” reduktohet korrupsioni, me sistemin e radhës evitohen keqkuptimet ndërmjet qytetarëve dhe me ambientet komode që ADISA ka krijuar, ofrohen të gjitha këto shërbime me standardet më bashkëkohore në Shqipëri.

Njoftime të ngjashme

100 pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk

Edhe pemë të tjera iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “ABnet” shpk Mirënjohje për kontributin...

22 pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins

pemë të tjera ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Fondacionit Credins. Faleminderit për kontributin ndaj mjedisit...