Contact Us

Revolucion transformues edhe në shërbimet publike, falë zyrës ADISA në Kamëz, kryebashkiaku Suli: Mbi 1000 shërbime pranë qytetarëve, duke i’u zgjidhur çdo problematikë

Qytetari ka qenë dhe mbetet fokusi i Bashkisë Kamëz duke pasur prioritet shërbimin sa më cilësor ndaj tij. Falë bashkëpunimi të Bashkisë me institucionet tashmë në Kamëz ka hapur zyrat dhe ADISA (Qendrat e Integruara me një Ndalesë ADISA). Lajmin e jep vetë kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli i cili në rrjetin social FB shkruan:

“Tashmë ADISA vjen edhe në Kamëz, për të ofruar mbi 1000 shërbime publike qendrore të funksioneve të ndryshme! Të gjitha shërbimet e kërkuara të bashkisë, shërbimet elektronike, e çdo dokumentacion, tashmë në vetëm një qendër, ADISA Kamëz! Ne sjellim çdo shërbim pranë Jush”.

Kujtojmë që në kuadër të reformës për modernizimin e Shërbimeve Publike në Shqipëri është bërë e mundur nga qeveria krijimi i Qendrave të Integruara me një Ndalesë. Ky model i ri shërbimesh, synon t’u kursejë qytetarëve kohë dhe energji, si dhe t’u sigurojë atyre cilësinë e duhur të shërbimit, duke mbyllur shtigjet për korrupsion.

Standardi i ri në ofrimin e shërbimeve publike është arritur nëpërmjet thjeshtimit dhe standardizimit të procedurave administrative, digjitalizimit të shërbimeve dhe ngritjes së sistemeve të Teknologjisë̈ së Informacionit, zgjerimit të hapësirave për marrjen e informacionit të shpejtë dhe të saktë për shërbimet nga qytetarët.

Sfida dhe qëllimi kryesor i ADISA është përmirësimi dhe lehtësimi i jetës së qytetarëve në ofrimin e shërbimeve publike.

Për këtë arsye, krijimi i qendrave të Integruara ADISA ofron shërbimet e disa institucioneve, të renditura dhe të përzgjedhura në bazë të kërkesave të qytetarëve, në një vend të vetëm. Kështu, evitohen pritjet në radhët e gjata, reduktohet koha e veprimeve në sportel, me ndarjen “Front Office- Back Office” reduktohet korrupsioni, me sistemin e radhës evitohen keqkuptimet ndërmjet qytetarëve dhe me ambientet komode që ADISA ka krijuar, ofrohen të gjitha këto shërbime me standardet më bashkëkohore në Shqipëri.

Njoftime të ngjashme

Mirëmëngjes nga Parku i Liqenit të Paskuqanit

Mirëmëngjes nga Parku i Liqenit të Paskuqanit ☀️🦆🐦‍⬛🕊️🌿🌴🌳😊

...

Përfundojnë punimet në bllokun e rrugëve në Babrru – Kodër Kuqe me gjatësi 1.3 km. Investim i realizuar me parametrat më të mira infrastrukturore

Babrru – Kodër Kuqe Kanë përfunduar punimet në bllokun e rrugëve me gjatësi . km, të realizuara me të gjithë...

Bashkia Kamëz ndërton kopsht të ri në qendër të qytetit me standarde moderne për arsimin parashkollor

Një tjetër kopsht i ri po ngrihet nga e para në qendër të Kamzës, një hapësirë që po ndërtohet me...