Na kontaktoni

Projektet për të rinjtë: Bashkia Kamëz nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit

Vizioni për të rinjtë mbetet parimi dhe fokusi kryesor i kryebashkiakut Rakip Suli dhe stafit të tij në Bashkinë Kamëz.

Sot zhvillohen aktivitete gjithpërfshirëse kudo në territor, evente, konkurse dhe aktiviteti ku në fokus janë të rinjtë e Kamzës.

Së fundmi Bashkia Kamëz ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, ku të pranishëm ishin kryebashkiaku Rakip Suli dhe drejtoresha e QKLL znj.Alda Bardhyli.

Gjatë nënshkrimit të memorandum-bashkëpunimit me #QendrënKombëtaretëLibritdheLeximit, në kuadër të projekteve të përbashkëta dhe gjithëpërfshirëse, për të rinjtë e Kamzës.
Kënaqësi që sëbashku me drejtoreshën e QKLL, znj.Alda Bardhyli, ishim pjesë e themelimit të klubit të librit, në Pallatin e Kulturës.

Faleminderit për angazhimin dhe kënaqësi të jemi pjesë e këtyre projekteve shkruan në rrjetin social Facebook kryebashkiaku Rakip Suli.

Njoftime të ngjashme

“Kamza Marathon” rikthehet më 21 nëntor në Liqenin e Paskuqanit

Më 21 nëntor, ju presim në Kamza Marathon 2026, në Liqenin e Paskuqanit! Një aktivitet që bashkon sportin, shëndetin dhe...

Mirënjohje Ndërmarrjes së Gjelbërimit për mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj hapësirave të përbashkëta

Faleminderit Ndërmarrjes së Gjelbërimit për përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta! #KamzaVetëmPërpara #BashkëPërQytetin #BashkiaQëDuam

...