Na kontaktoni

Proçesi i rindërtimit nga tërmeti po ecën me ritme të shpejta. Ja familjet që po iu ndërtohen shtëpitë

Në Kamëz investimet publike janë të shumta. Punohet kudo, ku veç investimeve të Bashkisë në përmirësimin rrënjësor të infrastrukturës, me ritme të shpejta po ecën edhe procesi i rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

Shumë shpejt të gjitha familjet do të kenë një streh shumë më të mirë seç e kishin para fatkeqësisë natyrore. Bashkia Kamëz në bashkëpunim me qeverinë po bëjnë ç’mos që punimet të përfundojnë sa më shpejt dhe me cilësi të mirë.

Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ndjek më shumë kujdes, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri maksimale situatën në terren me qëllimin e vetëm; që familjet të mund të sistemohen, të kenë një banesë të ngrohtë dhe me standartet e duhura të ndërtimit. Në inspektimet e bëra në mënyrë sistematike prej momentit që kanë nisur punimet në të gjitha banesat ku po punohet, kryebashkiaku Suli konfirmon faktin se procesi i përfundimit të plotë është çështje kohe.

Gjatë inspektimeve në terren, kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli shkruan: – “Vijon rindërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit edhe për familjet e Nexhat Çiku, Ferit Drizës dhe Dali Doçit në Paskuqan”. Të njëjtën gjë z.Suli konfirmon edhe për familjen e Ismail Lleshit, në zonën e Laknasit, shtëpia e të cilit është pjesë e programit të Rindërtimit”.

“Vijojmë me rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit edhe për familjet e Ismail Lleshit, Xhelal Dragjoshit, Flamur Mejdanit, Viktor Mejdanit dhe Lije Dybelit, në Valias si dhe të rindërtimit të shtëpive për familjet e Islam Menës, Mustafa Kadilit, Iliaz Domit, Krenar Mujos dhe Vladimir Lalës, në Paskuqan. Pranë qytetarëve për “Bashkinë që duam”, për “Shqipërinë që duam” Rindërtojmë së bashku, “S’ka kohë për pushim”, “PS3”. Mbështetje për çdo familje të prekur nga tërmeti, “Së bashku ringrihemi më të fortë!”-shkruan kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli.

Njoftime të ngjashme

Raporti javor i aktiviteteve dhe punëve të realizuara nga Bashkia Kamëz

📊 Përmbledhje javore e aktiviteteve dhe punëve të realizuara nga Bashkia Kamëz.

...

Trupa e Kërcimit “Artan Cuku” sjell në skenë një performancë kontemporane me mesazh reflektues

Përmes baletit kontemporan, të interpretuar nga Trupa e Kërcimit “Artan Cuku”, u përcoll një reflektim i thellë mbi ndërgjegjen njerëzore...

Nxënësit e shkollës “Jashar Hoxha” në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore Kamëz, mbjellin 50 pemë në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Në kuadër të Muajit të Tokës, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Jashar Hoxha” në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore Kamëz, kontribuan...