Na kontaktoni

Prag festash/ Bashkia shpërndan dhurata për fëmijët jetimë dhe fëmijët në kopshtin e sapondërtuar “Lule Dielli” në Laknas

Fëmijët vijojnë të jenë fokusi i kryetarit të Bashkisë Kamëz, z.Rakip Suli. Pas investimeve në kopshte, çerdhe dhe shkolla, në këtë prag festash janë shpërndarë pako me dhurata për ta dhe për ti bërë të ndihen sa më mirë në këtë fundvit.

98 pako u shpërndanë për fëmijët e kopshtit “Lule Dielli” në Laknas, në bashkëpunim me përfaqësuesen e QTU, znj.Artenida Duraku, lektoren e UT&drejtore Ministria Turizmit dhe Mjedisit, si dhe znj.Ana Duraku, drejtore e Qendra për Ndryshim dhe Fuqizim.

Lajmin e jep vetë kryebashkiaku Rakip Suli i cili në rrjetin social Facebook shkruan:

Gjithashtu dhe fëmijët jetimë u pritën në zyrë nga kryetari Rakip Suli dhe për ta gjithashtu u shpërndanë 130 pako me dhurata. Gëzimi në sytë e tyre na motivon që të bëjmë për ta çdo ditë më të mirën e mundshme thotë në rrjetin social Facebook kryebashkiaku Suli.

Njoftime të ngjashme

Bashkia Kamëz mbështet mbi 1300 familje në nevojë me bonus qiraje, duke garantuar strehim dhe përmirësuar kushtet e jetesës

Bashkia Kamëz vijon të qëndrojë pranë familjeve në nevojë përmes bonusit të qirasë , si një mbështetje konkrete për garantimin...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli uron besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Urime Muajin e Shenjtë të Ramazanit të gjithë besimtarëve myslimanë, agjërim të lehtë e të pranuar! Qoftë ky muaj i...

Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Me buzëqeshjet e fëmijëve të kopshteve dhe çerdheve tona, festojmë lirinë, shpresën dhe të ardhmen...