Po punohet me intensitet, Kryebashkiaku Suli: Më 30 nëntor përfundon ndërtimi i zyrave të Ujësjellës-Kanalizime Kamëz

“Një godinë me parametra tërësisht moderne e bashkëkohore në zonën e Frutikulturës, do të ofrojë shumë shpejt një shërbim sa më cilësor për qytetarët!”

Ky është premtimi i kryetarit të Bashkisë Kamëz Rakip Suli për një ambient të shumëpritur prej qytetarëve. Kujtojmë që punimet kanë nisur pak më shumë se 3 muaj, teksa z.Suli premtoi që punonjësve dhe qytetarëve do të iu mundësonte një ambient me të vërtetë pune dhe komod për marrjen e shërbimeve të duhura.

Në nisje të punimeve kryetari i Bashkisë së Kamëz Rakip Suli premtoi dhe garantoi se -“Pas 30 vitesh tashmë dhe Ujësjellës Kanalizime Kamëz do të ketë zyrat e saj të standartizuara. Një godinë me parametra tërësisht moderne e bashkëkohore në zonën e Frutikulturës, duke ofruar një shërbim sa më cilësor për qytetarët!”.

Një investim i tillë është i shumëpritur, jo vetëm për punonjësit të cilët e kanë të domosdoshme, por veçanërisht qytetarët, të cilët do të shërbehen edhe me më shumë cilësi dhe dinjitet. Kujtojmë se situata në Ujësjellës Kanalizime Kamëz është krejt tjetër nga ajo më parë, ndryshon si dita me natën, megjithatë duke parë këto ndryshime rrënjësore, prioritet i kryebashkiakut Suli është që kjo cilësi shërbimi dhe investimesh në terren të jetë sa më bashkëkohore duke pasur në fokus vetëm qytetarin.

Pra, sic garanton dhe kryebashkaiku Suli, ujësjellës Kanalizime Kamëz pas performancës së mirë në terren, duke e ringritur ndërmarrjen në një standart të lartë si në shërbimin ndaj qytetarëve ashtu dhe në investimet e kryera me cilësi, tashmë do të ketë së shpejti “shtëpinë” e re.

Të gjendur në ambiente që veç pune nuk mund të quheshin, pas sistemimit të përkohshëm në ambientet e Pallatit të Kulturës, kryebashkiaku Rakip Suli ka menduar që stafi të ketë kushtet e duhura për të kryer detyrat e tyre funksionale në shërbimin dinjitoz ndaj qytetarëve.

Ujësjellës-Kanalizime Kamëz, bazuar në porositë e prera të kryebashkiakut Suli dhënë që ditët e para të marrjes së detyrës, kanë bërë një punë të madhe në terren dhe cilësore. Janë trajtuar me prioritet absolut të gjithë ankesat e qytetarëve për mbifaturimet, apo ankesa të tjera të llojit që iu çohej fatura e ujit në shtëpi banorëve të cilët as lidhje me ujësjellesin nuk kishin.

Rikonstruksioni dhe ndërtimi i rrjetit të ujit të pijshëm, por dhe ujërave të ndotura ka qenë nën vëmendjen e ujësjellës-kanalizimeve, pa lënë pas dore as dhënien fund të abuzimit më ujë të pijshëm nga qytetarë të cilët e shpërdoronin atë.