Për herë të parë Bashkia Kamëz mundëson dhënien e kredive të buta për 25 familje të Kamzës për vitin 2020

Strehimi është një problem jo i vogël për familjet shqiptare. Kjo ndodh edhe në Kamëz ku mjaft familje e kanë të pamundur për të blerë një banesë, e kjo veçanërisht reflektohet tek çiftet e reja. Përkundër zgjidhjes së mjaft problemeve të komunitetit të banorëve të Kamzës, Paskuqanit, Bathores, të disave problematikave ku nuk ishte vënë dorë për 30-vjet, Bashkia Kamëz tashmë ka mundësuar ofrimin e një lloj ndihme të pamundësuar më parë, siç është dhënie e kredive të buta.

Ndonëse është një ndër bashkitë më të mëdha në vend, kjo lloj ndihme ishte një mollë e ndaluar për qytetarët dhe e pa aplikuar më parë në Bashkinë e gjashtë më të madhe në Shqipëri edhe pse kanë qenë të shumtë qytetarët që ndër vite kanë trokitur në dyert e këtij institucioni duke pas informacion që kjo ndihme jepet ne qytete të tjera.

Tashme kjo është bërë realitet edhe në Kamëz. Kryetari i Bashkisë Rakip Suli njofton që për herë të parë janë 25 familje të pastreha që do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese. Programi për kreditë e buta është një programi social i aplikuar nga Bashkia Kamëz për herë të parë duke dhënë një model realist dhe efikas për zgjidhjen e problemit të strehimi.

Përmes kësaj skeme Bashkia tenton të japë ndihmën e saj që të zgjdhë problemin e strehimit për çiftet e reja dhe njëkohësisht krijon mundësi reale për stimulimin e sektorit bankar sidomos në këtë kohë krize nga pandemia.

Kujtojmë që veç akordimit të kredive të buta bashkia Kamëz ka ndihmuar qytetarët dhe me bonusin e qerasë si dhe në terren po punohet më ritme të shpejta për ndëtimin e banesave të qytearëve që iu dëmtuan nga tërmeti.

Përfituesit e kredisë së butë nga Bashkia Kamëz, të cilët plotësojnë të gjitha kriteret e përfitimit të saj, vijojnë si mëposhtë:
1.Sinan Sala
2.Marsela Mehmeti
3.Klevis Mani
4.Ermira Gorezi
5.Besmir Limani
6.Mirsie Bodini
7.Feride Madani
8.Jetmir Thaçi
9.Shpresa Shehu
10.Fationa Lleshi
11.Rakip Shabani
12.Besnik Sopoti
13.Përparim Islami
14.Florian Perhati
15.Arjola Doda
16.Bekim Puci
17.Abaz Latifi
18.Saimir Rrushi
19.Halit Gjoka
20.Maringlen Frroku
21.Fiqirete Malollari
22.Luljeta Demollari
23.Esmeralda Llagaci
24.Rigelca Gupe
25.Lediana Kurti