Na kontaktoni

Pallati i Kulturës Kamëz merr emrin e Dëshmorit të Atdheut Artan Cuku! Kryebashkiaku Rakip Suli: Nga sot “Qytetar Nderi” i Kamzës duke e përjetësuar emrin dhe kontributin e tij të lavdishëm në historinë e qytetit tonë

Nga sot Pallati i Kulturës Kamëz, me vendim të Këshillit Bashkiak, do mbajë emrin e Dëshmorit të Atdheut Artan Cuku.

Nismës së Policisë së Shtetit për përjetësimin e policëve të rënë nga dora e krimit, ju përgjigj e para Bashkia Kamëz dhe kryebashkiaku Rakip Suli, duke ndërmarë këtë hap, për vendosjen e emrit të Pallatit të Kulturës “Artan Cuku” dhe shpalljen e tij “Qytetar Nderi i Kamzës”.

Në ceremoninë e zhvilluar morën pjesë ministri i Drejtësisë Z. Ulsi Manja, kryetari i Bashkisë Lezhë, Z. Pjerin Ndreu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Gledis Nano.

Ja postimi në rrjetin social Facebook i kryebashkiakut Rakip Suli:

Njoftime të ngjashme

Rikujtesë: Sistemi online i taksave dhe tarifave, më shumë transparencë dhe efikasitet në marrjen e shërbimeve

Rikujtesë Prej 1 viti sistemi i ri online i taksave dhe tarifave në Bashkinë Kamëz e bën gjithçka më të...

Buzëqeshje dhe aktivitete argëtuese me vogëlushët e kopshtit “Engjëjt” në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Me vogëlushët e kopshtit “Engjëjt”, në një ditë plot dashuri, kujdes dhe përkushtim për më të vegjlit, e ardhmja jonë...