Na kontaktoni

Pa rrjet ujësjellësi dhe kanalizime për 30 vite! Bashkia Kamëz vijon punën për furnizimin me ujë të qytetarëve dhe ndërtimin e rrjetit të KUN-ve

Bashkia Kamëz vazhdon punën pa pushim për përmirësimin e ujësjellësit në qytet duke ndërhyrë sistematikisht në të gjitha zonat problematike.

Gjithashe dhe rrjeti i kanalizimeve të ujërave të ndotura ka qenë për banorët një problematikë shqetësuese ndër vite me radhë.

Duke pasur prioritet qytetarin, duke trajtuar çdo ankesë të mundshme të tij me porosi të kryebashkaikut Rakip Suli punohet kudo në territorin e Bashkisë në këtë drejtim.

Punonjësit e Ujësjellës -Kanalizimeve Kamëz vijonë çdo ditë e çdo orë punën e palodhur për ndërtimin e KUN-ve në konkretisht: në rrugën “Nato” në Valias, rrugën “Zhvillimi” në Valias, rrugën “Adem Jashari” në Laknas, rrugën “Idriz Seferi”, 330 m, Bathore; rrugën “Shebeniku”, 240 m, Laknas; rrugën “Buna”, 350 m, Laknas, pranë shkollës “Ibrahim Basha”, 60 m, Bulçesh.

Si asnjëherë më pare në këto 30 vite, UKK ka përfunduar ndërtimin e KUN-ve në: rrugën “Buna”, 350 m, Plepat e Brukes; rrugën “Isa Boletini”, 350 m, Bathore; rrugën “Tuk Jakova”, 272 m, Bathore; kulla e Vorpsit, 240m, Laknas; rrugën “Marseja”, 190 m, Laknas; rrugën “Marin Barleti”, 190 m, Paskuqan; rrugën “Rilindja”, 145 m; rrugën “Demokracia”, 50 m, Babrru; rrugën “Besëlidhja”, 30 m, Bathore.

Në Paskuqan ka përfunduar puna për ndërtimin e KUN-ve në rrugën “Marin Barleti”, ku Bashkia Kamez ka zgjidhur problematikën disavjeçare, për banorët e zonës.

“Ato që në 30 vite nuk u realizuan, i realizojmë ne sot thotë kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli në postimin e tij në FB.

Gjithashtu në gjithë territorin e Kamzës UKK punon sistematikisht për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit, pasi për vite me rradhë 57% e territorit është lënë pa rrjet ujësjellësi.

Njoftime të ngjashme

Ndërmarrja e Pastrimit çdo ditë në terren për një qytet më të pastër

Mirëmëngjes! Faleminderit Ndërmarrjes së Pastrimit për punën fantastike! Dikur nuk pastroheshin as mbetjet; sot fshihen edhe gjethet…! #Bashkiaqëduam #NdërmarrjaePastrimit #KamzaVetëmPërpara

...

Raporti mujor i aktiviteteve dhe punëve të realizuara për muajin Shtator

📊 Përmbledhje mujore e aktiviteteve dhe punëve të realizuara nga Bashkia Kamëz për muajin Shtator.

...

Mirëmëngjes nga Kopshti Montessori

Mirëmëngjes nga Kopshti Montessori, Kamëz! #BashkiaKamëz #Vjeshtë #KamzaVetëmPërpara

...